Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij hulumtimi është analizimi i ndikimit të evazionit fiskal në ekonomi, duke u bazuar në perspektivat dhe koncepet teorike te Metodave të Hulumitimit në Prakikë. Nëpërmes këtij punimi do të mundohemi të shpjegojme dhe te trajtojmë kuptimin dhe përmbajtjen e evazionit fiskal, të shpjegojmë shkurtimisht pasojat kryesore të evazionit fiskal si dhe pasojat që shkakton ky fenomen në ekonominë e vendit dhe të rajonit, të përshkruajmë faktorët që ndikojnë në evazion fiskal, të nxjerrim përfundimet dhe rekomandimet e nevojshme për përmirësimet lidhur me evazionin fiskal në fushën ekonomike.

Rezultati i këtij punimi do të ofroj faktorët kryesor që ndikojnë në rritjen e evzionit fiskal dhe arsyet se pse ky fenomen është kaq i shprehur në vendin tonë, si ka lëvizur evazioni fiskal në Kosovë ndër vite, si dhe do të bëhet një krahasim mes shkallës së evazionit fiskal në Kosovë si dhe shteteve të ballkanit.

Ky qëllim do të testohet në bazë të hipotezave të ndërtuara:

Ho: Norma tatimore janë në proporcion të drejtë me evazionin fiscal (sa më shumë rritet norma e tatimeve aq më shumë rritet evazioni fiskal)

Ha: Norma tatimore nuk janë në proporcion të drejt me evazionin fiscal (sa më shumë rritet norma e tatimeve aq më pak rritet evazioni fiskal)

Ho: Mosbesimi i tatimpaguesve ne qeverisjen e vendit ndikon ne rritjen e evazionit fiskal

Ha: Mosbesimi i tatimpaguesve në qeverisjen e vendit nuk ndiokon ne rritjen e evazionit fiskal

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1791

Included in

Business Commons

Share

COinS