Date of Award

Summer 6-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Termat si smart homes, intellegent homes, home networking janë përdorur për më shumë se një dekadë për të prezantuar konceptin e pajisjeve të rrjetave dhe atyre shtëpiake. Sipas Smart Homes foundation definicioni më i mirë për këtë teknologji është integrimi i teknologjisë dhe shërbimeve përmes rrjetave për një jetë më të mirë. Kohëve të fundit, shumë smart house projekte janë realizuar në shtëpitë e të moshuarve. Qëllimi i prezantimit të smart teknologjisë nëpër këto shtëpi është që qiramarrësit të qëndrojnë të pavarur në shtëpinë e tyre sa më shumë që të jetë e mundur. Aplikacionet janë të fokusuara në siguri, kujdes dhe rehati. Në këtë punim do të jetë një përmbledhje e implementimit të smart houses deri më tani, dhe çfarë presim nga kjo teknologji në të ardhmen. Karakteristikat e saj, cilat janë përparësitë dhe mangësitë e kësaj teknologjie? A mund një person me të ardhura mesatare ta përballojë implementimin e kësaj teknologjie fantastike në shtëpinë e tij dhe sa mund të kushtoj i gjithë ky sistem? Cilat kompani ofrojnë këto produkte dhe cilat preferohen më shumë? Sa është e sigurtë kjo teknologji? Të gjitha këto janë pjesë e këtij punimi seminarik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1777

Included in

Business Commons

Share

COinS