Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Law
First Advisor
Jorida Xhafaj
Language
Albanian
Abstract
Një ndër mjetet juridike më të rëndësishme për mbrojtjen e interesave të punës të punëmarrësve gjatë marrëdhënieve të punës është pikërisht kontrata e punës dhe mbrojtjes sociale te tyre nepemjet nje mekanizmi si kontratat kolektive e punes.
Ajo eshte një mjet juridik te fuqishëm, që mbron dhe garanton të drejtat e punëmarrësve, ashtu që rrjedhimisht do të përmirësohej edhe gjendja sociale ekonomike pikërisht nga kjo rregullativë.Kontratat kolektive ka per qellim te vendos themelet e bashkëpunimit midis punëdhensve dhe sindikatës përfaqesuese e punëmarresve, është dokumenti më i rëndsishëm mbrojtës i të dy palëve. Rendesia e kontratave kolektive të punë është thelbesorepersa kohe ajo garanton kushtet e punës pwr punwmarrwsit dhe respektimin e tw drejtave tw tyre.Meqenëse fillimi i marrëdhënies së punës i një personi shënon lindjen e marrëdhënies juridike të punës, mund të thuhet se kontrata kolektive e punës është mjeti kryesor i lindjes së një marrëdhënie jurdike të punës ndërmjet punëmarrësit dhe punëdhënësit.Duke qenë element kaq i rëndësishem i jetës ekonomike, edhe vendet perendimore vazhdojnë ende sot të shqyrtojnë problemet e mundshme që mund të lindin nga kontrata e punës, pra mund të themi se është një rregullativë ligjore çdo herë e në zhvillim, duke pasë për qëllim gjithmonë mirëqenien e punëmarresit, dhe duke garantuar rezultat dhe korrektesi tek punëdhënësi në këtë rast ose sindikata. Ajo përcakton kushtet e punës në një degë profesionale, një ndërmarrje ose në tërësinë e degëve të përfaqësuareve (në rastin e kontratave ndërprofesionale).Trajtimi i kësaj teme ka te beje kryesisht me kontraten kolektive të punës, e cila në mënyrë të duhur trajton problemet të cilat kan të bëjnë me fushen punës, kushtete e punës dhe themelimin e marrëdhënies së punës, në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit.Ky punim diplome është ndarë në disa pjesë që ndihmojnë për të krijuar kuadrin teorik të të gjithë punimit në mënyrë të qartë dhe logjike, ku është shqyrtuar literatura që përfshinë, zhvillimin historik, si lindën dhe me qfarë çëllimi, elementet e kontratës, palët, qëllimi dhe forma, si dhe parashikimet ligjore të ligjit të punës në Kosovë.Renditja ne kapituj ndjek rrjedhen llogjiek te trajtimit te problemit nwepermjet trajtimit te evolimit historik te ketij mekanizmi, te drejat e paleve, pra permbajtjs se kontrates dhe ceshtjet per te cilat kemi konsideruar te nevoshme per ndryshim ne vendin tone.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.331
Recommended Citation
Mulolli, Granit, "KONTRATA KOLEKTIVE E PUNËS" (2018). Theses and Dissertations. 336.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/336