Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Arian Starova

Language

Albanian

Abstract

Sot një një rol të jashtëzakonshëm në sistemin ndërkombëtar përveç shteteve luajnë edhe disa aktorë tjerë siç janë organizatat ndërkombëtare në përgjithësi, por me theks të veçantë organizatat ndërqeveritare.

Ky punim ka si qëllim shqyrtimin e rolit që kanë luajtur dhe kontributit që kanë dhënë organizatat ndërqeveritare në sistemin ndërkombëtar, për shtetet anëtare me fokus të veçantë mbi rëndësinë që ato kanë për vendin tonë, përkatësisht mbi ndikimin e tyre në orientimin e zhvillimit të tij.

Fillimisht është pjesa teorike përshkruese e përkufizimit rreth asaj se çka janë organizatat ndërqeveritare dhe ndarjet e tyre sipas fushave ku veprojnë dhe, më pas, bëj një paraqitje të disa prej detyrimeve dhe përfitimeve që kanë shtetet nga anëtarësia në organizatat e ndryshme ndërqeveritare.

Me tej, për të parë më hollësisht ndikimin e një organizate ndërqeveritare, punimin e kam përqëndruar në Republikën e Kosovës, përkatësisht në të ardhmen e saj në organizatën e Bashkimit Evropian, në përshkrimin e veprimtarisë së saj duke shqyrtuar si rolin e saj ashtu edhe dobitë dhe mangësitë e saj në lidhje me Kosovën. Pas kësaj pjese teorike vazhdohet me përfitimet konkrete në zhvillimin e vendit tonë dhe rolin që ka luajtur Bashkimi Evropian dhe, ndër irganizatat e shumta vepruese në Kosovë, unë kam përzgjedhur për të analizuar vetëm misionin e Bashkimit Europian.

Nëpërmjet këtij punimi unë theksoj idenë se organizatat ndërkombëtare kanë ndikuar në procesin e zhvillimit dhe demokratizimit të vendeve të ndryshëm, përfshirë Kosovën, nëpërmjet ndihmës së tyre në fushën ekonomike dhe në thuajse të gjitha fushta e tjera.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.257

Share

COinS