Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Science in Information Systems (MSIS)

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Aktualisht digjitalizimi është bërë një kërkesë dhe nevojë e të gjitha fushave dhe industrive. Në dy dekadat e fundit, ka evidenca të shumta që tregojnë se si bizneset e vogla kanë arritur të përmirësojnë performancën e tyre, duke tejkaluar kështu shumë kompani të cilat janë në biznes për shumë vite. Pikërisht shfrytëzimi dhe aplikimi i teknologjisë së informacionit ka bërë që këto biznese të përmirësojnë modelet e tyre biznesore duke u shndërruar kështu në biznese efikase (agjile) dhe të digjitalizuara.

Parashikimet, gjithashtu, tregojnë se shumë sektorë të tjerë, të industrisë pritet të përballen me sfida të ngjashme në të ardhmen. Institucionet publike, dhe ato private, qeveritë, akademitë, spitalet, bankat, kompanitë e sigurimeve dhe të pensioneve janë nën presion të kompanive të vogla inovative të cilat aplikojnë modele efikase të digjitalizuara.

Ndërmarrjet e vogla veprojnë me gatishmërinë maksimale duke vepruar shpejtë në mënyrë fleksibile në drejtim të digjitalizimit të proceseve të tyre biznesore, dhe duke krijuar platforma digjitale për industritë tjera. Në anën tjetër, kompanitë tradicionale në një masë të konsiderueshme tregojnë ngurtësi, dhe paaftësi për të adresuar sfidat e procesit të digjitalizimit, ndonjëherë edhe duke rezistuar të bashkëpunojnë në drejtim të digjitalizimit të proceseve të ndërmarrjes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.178

Share

COinS