Date of Award
Fall 9-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Ruzhdi Matoshi
Language
Albanian
Abstract
Ky studim ka si qëllim të jap një përshkrim të qartë rreth koncepteve të përgjithshme të performancës sipas mendimtarëve të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë poashtu edhe mënyrën e funksionimit të sistemit të vlerësimit të performancës, planifikimin, vështrimin e vazhdueshëm të saj etj., dhe në veqanti studimi përmbledh analizën e 50 të anketuarëve, të cilët janë punonjës të sektorit publik të institucioneve të Komunës së Ferizaj-it. Koncepti i performancës konsiderohet si mjet për menaxhim më të mirë në sektorin publik, duke siguruar efektivitetin dhe efikasitetin në kuadër të menaxhimit. Nevoja për ta kuptuar nëse institucioni përkatës publik i ka përmbushur objektivat dhe qëllimet e tij, kjo na dërgon deri në matjet dhe vlerësimet e ndryshme të performancës.
Matja e performancës bëhet me qëllim që të sigurojë monitorimin e ofrimit të shërbimeve nëpërmjet matjeve të vlefshme të performancës, të ofrojë informata të nevojshme për lehtësimin e vendimmarrjes në komunë, të motivojë organet e pushtetit lokal dhe të promovojë përgjegjësinë dhe llogaridhënien gjatë punës së tyre në krijimin e kushteve për jetë të dinjitetshme të qytetarëve.
Pas analizës së hollësishme dhe të konkretizuar të performancës arrihet në përfundim për karakteristikat e përgjithshme të performancës së punonjësve në komunën e lartëshënuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.252
Recommended Citation
Sahiti, Elona, "PERFORMANCA E PUNONJËSVE NË KOMUNËN E FERIZAJ - IT" (2018). Theses and Dissertations. 276.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/276