Date of Award

Summer 8-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Food Science

First Advisor

Hyrije Koraqi

Language

Albanian

Abstract

Marrja e ushqimit si nga ana sasiore dhe cilësore ndikojnë në statusin e të ushqyerit,shëndetit ashtu edhe në mirëqenien e përgjithshme të individëve.Prandaj, për ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, sasi të mjaftueshme të të gjithë ushqyesve thelbësorë duhet të përfshihen në dietën tonë që nga foshnjëria deri në moshën e vjetër.

Fraza ‘ne jemi çfarë hamë’ tregon me vend që përbërja e trupit tonë varet kryesisht nga dieta jonë. Asnjë ushqim i vetëm nuk është në gjendje të plotësojë të gjitha nevojat tona ushqyese. Dieta jonë duhet të jetë e ekuilibruar mirë nga pikëpamja ushqimore dhe duhet të jetë në gjendje të sigurojë sasi të mjaftueshme të energjisë,antioksidantëve, proteinave, yndyrnave, karbohidrateve, vitaminave, mineraleve, fibrave dietike dhe ujit.

Përveç përbërësve dietetikë tashmë të njohur, në vitet e fundit, ka pasur një interes në rritje për disa përbërës që kanë efekte të mëdha shëndetësore, të cilat përfshijnë antioksidantët.Çdokush prej nesh ka antioksidantë ose radikalë të lirë të pranishëm në trup. Disa antioksidantë janë të prodhuar nga vetë trupi, ndërkohë që të tjerët mund t’i marrim duke ngrënë ushqime të pasura me antioksidantë.Emërtuesi i zakonshëm në proçesin e plakjes dhe sëmundjeve lidhëse është quajtur dëmtimi oksidativ. Kjo ka vendosur edhe dritën në përdorimin e antioksidantëve ushqyesve që ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga ky dëmtim duke parandaluar dhe trajtuar sëmundjen.

Qëllimi i këtij hulumtimi është rëndësia e antioksidantëve në dietën ushqimore dhe në shkaktimin e sëmundjeve të mundshme si rezultat i mungesës së antioksidantëve. Poashtu studimi i përbërjes së tyre kimike, dhe zhvillimi i tyre nga aspekti nutricional.

Qëllim tjetër i këtij hulumtimi është egzaminimi i njohurive të popullsisë në territorin e Kosovës, për antioksidantët dhe rëndësin e tyre. Për ta arritur këtë qëllim është analizuar pyetësori i plotësuar nga ana e të anketuarve. Pyetësori është realizuar online përmes Google Forms.

Të gjitha analizat statistikore nga pyetësori janë punuar duke përdorur programin MS Excel.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2962

Included in

Food Science Commons

Share

COinS