Date of Award

Fall 9-2021

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Engineering Management

First Advisor

Hysen Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi i këtij punimi është bazuar në hulumtimet gjeologo – gjeomekanike me shpimet që janë kryer direkt në terren (in situ). Në bazë të thellësisë së shpimeve janë nxjerrë mostrat për të definuar parametrat fiziko – mekanik për llogaritjen e aftësisë mbajtëse të tokës në lokacionin e caktuar ku do të bëhet ndërtimi.

Toka është një material shumë poroz dhe heterogjen, prandaj është shumë me rëndësi përcaktimi i metodave të llogaritjes së aftësisë mbajtëse të themelit ku struktura mbështetet dhe i përcjell ngarkesat në themel varësisht prej sipërfaqes së themelit.

Në këtë punim diplome janë zbatuar dy metoda krahasuese për llogaritjen e aftësisë mbajtëse, metoda sipas Terzaghi-t dhe metoda sipas Meyerhof-it. duke u bazuar në eurokodin EC-7. Për këtë arsye ka qenë i rëndësishëm një studim paraprak i lokacionit të themelit ku do të vendosen ngarkesat, në atë mënyrë që të mos shkaktohen ulje të mëdha të cilat si pasojë kanë dëmtimin apo deformimet e objektit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2021.2961

Included in

Engineering Commons

Share

COinS