Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ilir Zylfiu

Language

Albanian

Abstract

Integrimi Evropian do të thotë kultivim të unitetit ndërmjet vendeve dhe popujve evropianë. Brenda Bashkimit Evropian, do të thotë se vendet i grumbullojnë resurset e veta dhe bashkarisht marin shumë vendime. Kjo marje e vendimeve të përbashkëta realizohet nëpërmjet bashkëpunimit dhe bashkëveprimit nëpërmjet Institucioneve të Bashkimit Evropian siç janë Parlamenti i BE, Këshilli i BE, Komisioni i BE etj. Integrim Evropian është proces integrimi politik, legal, ekonomik dhe në disa raste edhe social dhe kulturor i vendeve Evropiane. Procesi i Integrimit Europian kërkon një punë të përbashkët nga të gjitha institucionet qeveritare të një sheti dhe gjithë resurset politike duhet që të aktivizohen në këtë drejtim dhe të shërbejnë drejtpërdrejt në arritjen e këtij objektivi strategjik, që synojnë të gjitha shtetet e kontinentit Evropian. Analitikët e integrimeve evropiane në rend të parë të lidhjeve ndërrajonale e definojnë evropianizimin si proces i redefinimit të politikave kombëtare dhe drejtimet e veprimit të tyre deri në shkallë të ndërmjetme të vetëqeverisjes së pushtetit lokal apo në rajone, ku dinamika politike dhe ekonomike e Bashkimit Evropian si pjesë e logjikës organizative ka për bazë mu rajonin si motor të integrimeve në nivele të ndryshme. Në këtë proces paraprijnë vendet me demokraci të përparuar e të qëndrueshme, me potencial ekonomik, teknologjik, shkencor e ushtarak modern, të integruar gjithnjë e më shumë edhe në struktura të përbashkëta. Bashkëudhëtarë të këtij zhvillimi për progres të gjithanshëm janë edhe mjaft popuj e vende, europiane dhe të tjerë, pavarësisht nga madhësia e tyre. Integrimi europian dhe euroatlantik është një proces gjithëdimensional përherë e më i ndërvarur, që përfshin zhvillimin tërësor të shoqërisë demokratike, legjislacionin dhe institucionet, ekonominë e tregut dhe teknologjinë, politikën për sigurimin kombëtar, rajonal e më gjërë dhe strukturat përkatëse, kohezionin social dhe respektimin real të të drejtave të njeriut e të minoriteteve, shërbimin shëndetësor, arsimin, shkencën, kulturën etj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.263

Share

COinS