Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Vendi i përzgjedhur për këtë punim diplome është Kryeqyteti i Kosovës -Prishtina .

Rruga kryesore që kalon përgjatë lokacionit është rruga Agim Ramadani dhe gjithashtu rrugët dytësore si dhe sheshi i cili paraqet lidhjen kryesore me pjesën e lokacionit . Arsyeja

e përzgjedhjes së këtij vendi është pikërisht mënyra e ndërlidhjes së sheshit apo ndryshe pjesa e

re e qytetit me zonën e vjetër kulturore të Prishtinës, nga xhamia e gurit e cila daton që nga shekulli i XVI duke vazhduar më pas me muzeun e deri tek hamami i vjetër .

Organizimi i bazës fillon nga pjesa hyrëse e cila mbulohet nga harqet që krijojnë strehë para

hyrëse, vazhdon me erëmbrojtës, holl mjaft të madh, me pjesën para sallës, sallën ,e deri tek

prapaskena apo salla e ushtrimit. Salla ofron hapësirë rreth 754 m² për 580 spektatorë, me

skenë të përqendruar në qendër në mënyrë që shikueshmëria të arrihet nga secili person në mënyrën e njëjtë. Duke marrë parasyshë vlerën e kulturës dhe artit në përgjithësi padyshim që rëndësi të madhe duhet t’i kushtohet objekteve si këto në mënyrë që ta ngrisim vendin në një nivel tjetër kulturor si dhe urbanistik.

Muzika i jep shpirt universit, krahë mendjes, fluturim drejt imagjinatës dhe jetë gjithçkaje. "

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.744

Included in

Architecture Commons

Share

COinS