Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Political Science

First Advisor

Ruzhdi Matoshi

Language

Albanian

Abstract

Ky punim do të tentojë të identifikojë zgjedhjet të cilat janë mekanizëm i zakonshëm me të cilën demokracia moderne përfaqësuese vepron por e cila ka një kosto, kosto kjo që duhet të mbulohet nga financat shtetërore-publike. Këto janë mekanizmi me anë të cilit matet demokracia në një vend.

Për të parë se sa është një vend demokratik atëherë duhet të pare se sa është respektuar sistemi zgjedhor në atë shtet, sa kanë qenë demokratike zgjedhjet.

Ne në pika të shkurta do të mundohemi të flasim për gjeopolitikën elektorale të pasluftës në Kosovë. Ato janë mjet për mbushjen e një zyre apo marrjen e një posti përmes zgjedhjeve bërë nga një trup i caktuar njerëzish.

Në secilin vend modern, pavarësisht prej formës së tij të qeverisjes vendimet më të rëndësishme i marrin një grup i caktuar i njerëzve. Ne do ta përshkruajmë gjeopolitikën elektorale për këtë fakt, të shohim nësë përfaqësimi nga ai grup i njerëzve është në interes të një rajoni të caktuar apo në interes të tërë shoqërisë si tërësi.

Do t’i shtjellojmë të gjitha zgjedhjet e pasluftës të bëra në Kosovë, do të flasim për ligjet që kanë të bëjnë për zgjedhjet dhe formën e organizimit të tyre.

Nëpërmjet zgjedhjeve shtetasit ndërtojnë një ndër të drejtat e tyre themelore politike, të drejtën e zgjedhjes dhe të drejtën për tu zgjedhur. Me anë të zgjedhjeve ata ushtrojnë një ndër funksionet themelore, marrin pjesë drejtpërdrejt në ushtrimin e pushtetit, përkatësisht në ndërtimin e institucioneve shtetërore.

Pikërisht këto jemi munduar t’i paraqesim në punimin e bërë për zgjedhjet në Kosovën Pasluftës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.299

Share

COinS