Date of Award

Summer 7-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Visar Krelani

Language

Albanian

Abstract

Betoni është materiali më i përdorur në botën e ndërtimit. Rezistenca e lartë në shtypje dhe çmimi i lirë e bëjnë atë shumë të kërkuar në botën e ndërtimit. Humbja e vetive kryesore të tij dhe paraqitja e plasaritjeve janë probleme që kërkojnë studime të vazhdueshme. Kjo temë studion përmirësimin e performancës së betonit me ndihmën e baktereve të ndryshme pas paraqitjes së plasaritjeve. Përdorimi i baktereve në beton, ka arritur në zhvillimin e një betoni të posaçëm që arrinë t’i mbyll plasaritjet vetëvetiu me aktivizimin e këtyre baktereve. Hulumtimet e deri tanishme na kanë dhënë rezultate shumë të mira. Bakteret e ndryshme kanë rritur aftësitë e betonit, të tilla si rezistencën në shtypje dhe atë në përkulje. Për diskutimin e këtyre dukurive, kemi analizuar ndikimin e baktereve të ndryshme siç janë: “Sporosarcina ureae, Sporosarcina pasteurii, Bacillus subtilis dhe Bacillus sphaericus”. Të gjitha rezultatet e analizuara ku përdoren bakteret e lartë përmendura kanë dhënë një ndikim pozitiv tek betoni duke përmirësuar vetitë kryesore të tij.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.399

Included in

Engineering Commons

Share

COinS