Date of Award

Winter 11-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Krijimi i portaleve të para informative në vend ka një histori relativisht të shkurtër që shkon disi më shumë se një dekadë.Mediat online, ashtu si i gjithë tregu mediatik ka nevojë për të ardhura financiare për të mbijetuar dhe vazhduar aktivitetin. Por, sa arrijnë këto portale të sigurojnë të ardhura? Cilat janë marrëdhëniet e tyre me reklamuesit, dhe sa ka ndryshuar sjellja e këtyre të fundit në shpërndarjen e buxheteve të reklamës?

Nga ana tjetër këto media të reja kanë krijuar dhe një treg shtesë për gazetarët apo reporterët e rinj, të cilët tashmë përbëjnë një komunitet të rëndësishëm.Ndonëse para pak vitesh të qenit gazetar lidhej vetëm me punën në një televizion, gazetë apo radio, tashmë kemi një numër të madh reporterësh të angazhuar me kohë të plotë apo të pjesshme vetëm në mediat online.Nga ky realitet i ri lind dhe nevoja për të studiuar në lidhje me statusin e këtyre gazetarëve të punësuar në këto portale.

Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e gazetarisë online? Ndikimi i rrjeteve sociale? Ky studim synon pikërisht të kërkojë përgjigje lidhur me pyetjet që shtrohen rreth modeleve të funksionimit të medias online në vend, raportit të saj me besueshmërinë, avantazhet e medias online, dhe sa e sigurtë është e ardhmja e mediave online.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.145

Included in

Communication Commons

Share

COinS