VLERAT NUTRICIONALE ( USHQYESE) TË DREDHZËS DHE NDIKIMI NË SHËNDETIN E NJERIUT
Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Food Science
First Advisor
Hyrie Koraqi
Language
Albanian
Abstract
Dredhëzat (Fragaria x Ananassa Duch.) si fruta vlerësohen të jenë të rëndësishme në dietën tonë për shkak të karakteristikave të tyre senzorike dhe vlerave ushqyese. Dredhëzat janë shumë të dobishme për aktivitetin biologjik në shëndetin e njeriut. Qëllimi i këtij studimi ishte analizimi e cilësisë ushqyese duke u bazuar në parametrat kimik të mostrave të dredhëzave të freskëta të marra nga plantacionionet në Kosovë pas fazës së pjekjes.Parametrat e mëposhtëm të cilësisë të cilat u përcaktuan në frutin e dredhëzës janë: pH, materia e thatë, materiet e ngurta të tretshme (TSS) e shpehur në shkallën ◦Brix, aciditeti total (TA), raporti TSS/TA,Vitamina C, sheqerënat totale,sheqerënat e reduktuara, proteinat dhe lipidet.Rezultatet tona mund të përdoren për të informuar kultivuesit e dredhëzave si dhe konsumatorët për cilësitë ushqyese të tyre. Përbërja e pasur ushqyese e frutave të studiuar i bën ato fruta shumë të vecantë. Një konsum i lartë i ushqimeve bimore, siç janë dredhëzat,ul rrezikun e mbipeshes, diabetit, semundjeve të zemrës dhe vdekshmerinë.Ky studim duke u bazuar në rezultatet e këtij fruti mjaft të konsumuar dhe kultivuar në Kosovë kontribuon në mënyrën e shëndetshme të jetesës, uljen e riskut për sëmundje të ndryshme dhe mirëqenie të përgjithshme.Të gjitha analizat statistikore janë punuar duke përdorur programi MS Excel dhe programi statistikor SPSS 22.0.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.28
Recommended Citation
Selimi, Sara, "VLERAT NUTRICIONALE ( USHQYESE) TË DREDHZËS DHE NDIKIMI NË SHËNDETIN E NJERIUT" (2019). Theses and Dissertations. 33.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/33