Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Ramiz Fazliu

Language

Albanian

Abstract

Përzgjedhja e sistemit të zgjedhjeve është një nga vendimet institucionale më të rëndësishme për çdo demokraci. Megjithatë, nuk është e lehtë që të përzgjidhet një sistem ideal zgjedhor. Shpesh përzgjedhja është e rastit, rezultat i kombinimit jo të zakonshëm të rrethanave, të një trendi kalimtar, ose të historisë së huaj.

Përkundër shumë përkufizimeve për sistem zgjedhor, ndoshta në lidhje me temën që shqyrtohet këtu do të ishte që sistemi zgjedhor është sistem që mundëson zgjedhje demokratike për qytetarët, duke u lejuar votuesve të zgjedhin mes alternativave të ndryshme në garë të subjekteve politike për funksione të ndashme publike. Meqenëse tema është e fokusuar në sistemin zgjedhor të Kosovës, Kosova si shtet i ri, që nga vendosja e administratës së Kombeve të Bashkuara, por edhe pas pavarësisë ka filluar me sistemin e vet zgjedhor.

Edhe pse shtet i ri, Kosova ka kaluar nëpër periudha të ndryshme historike ku qytetarët e saj kanë përzgjedhur përfaqësuesit e vet politik në nivele lokale dhe qendrore dhe me të drejtë shtrohet pyetja se cili është ai sistemi ideal zgjedhor. Mbase nuk ka ndonjë përgjigje të drejtpërdrejtë në këtë pyetje. Siç do të shihet në vazhdim në këtë punim do të trajtohen sistemet e ndryshme zgjedhore dhe ato të aplikuara në Kosovë.

Në punim do të shqyrtohet lidhja me llojin e sistemit zgjedhor ku ngrihen pyetje dhe ide për zgjedhjen midis sistemit mazhoritar, proporcional apo të përzier, mënyrës së votimit, mënyrës së përzgjedhjes në listën e kandidatit për deputet, sistemet e ndryshme të kombinuara varësisht prej kornizës ligjore të vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.326

Included in

Law Commons

Share

COinS