Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Veton Zejnullahu

Language

Albanian

Abstract

Që nga shpërthimi i konflikteve të përgjakshme në ish-federatën jugosllave të përbërë nga gjashtë republika dhe dy krahina autonome nga popuj dhe religjione të ndryshme e që jetuan në paqe për më shumë se katër dekada, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht dërgonte emisarë për ndërmjetësim me të vetmin qëllim ndaljen e armiqësive mes popujve, por edhe filloi të mendojë për aplikimin e metodave tjera të cilat i aplikoi në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Në vazhdën e inspektimeve nga terreni dhe ku raportohej për shkeljen e Konventës së Gjenevës nga viti 1949 pasi që palët kishin ngritur kampe përqendrimi, bënin vrasje pa gjyq, dhunime të femrave, arrestime vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare dhe persekutim i të burgosurve dhe me qëllim që të ushtrojë mbi palët në konflikt presion edhe më të madh KS i OKB-së përmes Rezolutës 827 dhe duke u thirrur edhe në Rezolutën 808 të KS të OKB-së vendosi të themelojë Tribunalin Ndërkombëtarë për Krimet e shkaktuara në ish-Jugosllavi me seli në Hagë të Holandës. Në këtë punim diplome qëllimi është që të bëjmë një studim më të hollësishëm për rolin e tribunalit i cili mes të tjerash arriti që në karrigen e të akuzuarve të sjellë ish-presidentë, kryeministra, ministra, gjeneral ushtarak e policor si dhe oficerë të niveleve dhe gradave të ndryshme ushtarake dhe policore. Tribunali i Hagës bëri një kthesë historike në sjelljen e udhëheqësve para drejtësisë, duke mos pyetur për pozitën e tyre e duke punuar për ndëshkimin e kryerësve pavarësisht statusit të tyre shoqëror e shtetëror. Gjithashtu përmes intervistave me të akuzuarit nga Kosova do ta kuptojmë edhe më mirë rolin e gjykatës në përgjithësi.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se sa do që të dënohen kriminelët për krimet e tyre, prapë se prapë është pak, por megjithatë është një satisfaksion shpirtëror për të afërmit e viktimave që në rastin e ish-Jugosllavisë ishin vërtetë shumë si dhe të përçojë mesazhin edhe për konfliktet eventuale të ardhshme që i pret i njëjti fat sikur këta që u gjykuan në Hagë. Ky punim si për koinçidencë vjen në kohën kur Tribunali i Hagës e përfundoi misionin e vet të përcaktuar nga KS i OKB-së duke ngritur shumë pyetje sa a e kreu ashtu si duhet a jo.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.312

Included in

Law Commons

Share

COinS