Date of Award
Spring 4-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Bukurie Jusufi
Language
Albanian
Abstract
Auditimi është një formë e zhvilluar me sistem të organizuar të llogaritjes, auditimi ka të bëjë me kontrollin e llogarive të biznesit me qëllimin për të zbuluar korrektësin e hyrjeve të regjistruara në librat e llogaritjes, vërtetsin e transaksioneve dhe rezultatin e biznesit. Me rritjen e shpejtë të numrit të kompanive është rritur edhe roli i këtij profesioni, objektivë e auditimit është që nëpërmjet librit të llogarive të zbulojë nëse bilanci është pregaditur në përputhje me formën e përshkruar dhe nëse është duke treguar pozitën e saktë financiare të qështjes (problemit) në datën në të cilën është pregaditur, objektiva e dytë është të shohë nëse fitmi dhe humbja është pregaditur në përputhje me veprimet e kompanisë, si rrjedhim objektivë primare e auditmit është gjithnjë vendosja e shkallës së siguris së raporteve financiare.
Auditimi i kompanive të mëdha në Kosovë është i nevojshëm për një treg të denjë financiar besueshmëri për investitorët e huaj, besueshmëri të raportimit finaciar. Në Kosovë, sipas ligjit për kontabilitet dhe financa, jo të gjitha bizneset kanë obligim që ti nënshtrohen procesit të auditimit. Sipas këtij ligji procesit i nënshtrohen vetëm kompanit e mëdha, ndërsa ndërmarjet e vogla dhe të mesme bëjnë vetëm raportimin financiar, ligji parasheh që shoqëritë tregtare të auditohen vetëm nga personat ose shoqatat e licensuara.
Një sistem efektiv i auditimit është i rëndësishëm për biznesin sepse mundëson arritjen e objektivave të ndryshme. Biznesi ka nevojë për forma të ndryshme të kontrollit të brendshëm që ndihmojnë në vëzhgimin, parandalimin, zbulimin e transaksioneve të parregullta, matjen e produktivitetit etj. Auditorët e brendshëm kontribojnë në sistemin e auditimit të biznesit në mënyra të ndryshme por të rëndësishme.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1808
Recommended Citation
Huruglica, Qëndresa, "ANGAZHIMI I AUDITORIT PËR PËRMIRËSIMIN E PERFORMANCËS SË BIZNESIT" (2018). Theses and Dissertations. 1682.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1682