Date of Award

Fall 10-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Law

First Advisor

Emrush Ujkani

Language

Albanian

Abstract

Ideja që pati më së shumti sukses në pikëpamje gjeopolitike dhe ekonomike, me siguri do të jetë ideja për integrimin Evropian. Ideja mbi bashkimin e Evropës jo vetëm që do të jetoj edhe shumë vite, por edhe do të sofistikohet më shumë. Në këtë punim do të shqyrtohen të gjithë faktorët kryesorë politikë, ekonomikë, social dhe teknologjikë, të cilët bënë që Evropa të integrohet duke filluar nga shekulli XIX-të.

Bashkimi Evropian nuk do të ishte sot i tillë nëse nuk do të arriheshin marrëveshjet mes shteteve të cilat krijuan traktate të ndryshme që luajtën rol shumë të madh në themelimin e BE-së dhe rregullimin e shumë cështjeve në veprimtarinë e Bashkimit Evropian dhe institucioneve përbërëse. Për këtë arsye edhe punimin do e fillojë me traktatet që ndikuan shume në fushën e integrimit Evropian.

Bashkimi i disa shteteve, që njihen si themelues te Bashkimit Evropian, dhe duke e plotësuar atë me institucionet kryesore kompetente për fusha të ndryshme, bënë eleminimin e shumë problemeve si dhe ndryshuan shumë jeten e qytëtarëve Evropian, në fushat si: lëvizja e lirë e njerëzve, lëvizja e lirë e mallit, lëvizja e lirë e shërbimeve, transparenca dhe legjitimiteti që u ofrohet nga institucionet e BE-së etj, me këta faktorë jeta e qytetarëve Evropian u bë më e lehtë dhe pa barriera.

Një ndër proceset që luan rol të madh Bashkimin Evropian dhe që është shembull për bashkëpunim dhe baraspeshim të institucioneve, pa dyshim është Procedura e rregullt e vendimmarrjes ose ndryshe njihet si procedura e Bashkëvendimmarrjes.

Ky proces bëri që të forcohet më shumë marrëdhënia mes institucioneve, përvec kësaj u forcuan edhe marrëdhëniet mes qytetarëve dhe institucioneve. Duke mbizotruar kështu bashkëpunimi, demokracia dhe transparenca.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.353

Included in

Law Commons

Share

COinS