Date of Award
Spring 3-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Për të arritur këtu, ku tani më dihet më së miri se sa i rëndësishëm është shkollimi dhe sa përkushtim dhe sakrificë duhet bërë për të mbërijtur qëllimet tona në jëtë, e atë gjithmonë duke vënë në rendin e parë një edukim të mirëfillt që nga ditët e para kur një fëmij fillon të kuptojë dicka lidhur me jetën dhe të qenurit pjesë e kësaj bote dhe pjesë e një të ardhme, gjë kjo që e bënë secilin prej nesh me luftarak për të mundësuar fëmijëve tanë hapësira dhe insitusione edukativo-arsimore në mënyrë që të sigurojmë një të ardhme të shëndosh dhe të sigurtë për ti quar ata drejt arritjeve të mëdha dhe sukseve në fusha të ndryshme të jetës.
Shkolla është një nga insitucionet kryesore dhe faktorët kryesorë që ndikon në edukimin e fëmijëve, vetëdijësimin e tyre, aty ku secili gjenë në vete një talent i cili i ndihmon në orientimin e tyre në drejtime të ndryshme, e shumë gjëra tjera të cilat i sjellin dobi secilit fëmij.
Arsyet janë të shumëta pse pikërisht bëra zgjedhjen e projektimit të një shkolle fillore, pse doja me shumë dëshirë të gjeja rrugë ndoshta më të mira dhe më të lehta për ti stimuluar nxënësit në arsim, për t’ju rritur dashurinë ndaj shkollimit, për të bërë hapërisa sa më atraktive që përcjellin mesazhe të forta rreth shkollimit dhe kanë ndikim pozitivit në mendjen e tyre, etj.
Duke u bazur në shumë vlersime që janë bërë dekaden e fundit, vimë në përfundim se niveli i arsimimit dhe interesimi në arsimim, fatkeqësisht ka rënë dhe ka marrë kahje tjetër përkundër faktit të avancimit të teknologjisë i cili ka bërë lehtësim në qasje të literaturave për cdo drejtim. Qëllimi kryesorë i këtij projekti është për ti bindur nxënësit në cdo mënyrë se shkolla nuk është vend ku ata duhet të izolohen dhe të jenë pjesë e saj vetëm se është obligative, por për të kaluar ditën në mënyrën më të mire dhe të dobishme që është e mundur e cila i plotëson të gjitha nevojat e nxënësve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.467
Recommended Citation
Zaimi, Ajlin, "SHKOLLË FILLORE" (2016). Theses and Dissertations. 500.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/500