Date of Award

Winter 1-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

1. Gëlqeren si material ndërtimorë ,

2. Eksperimentet në fabrikën New – Lepenci ,Kaçanik

3. Rëndësia e gëlqeres

Me ketë punim unë kam dashur sa do pak të tregoj rendësin e gëlqeres si material i cili ka përdorim te gjerë në të gjitha fushat ekzistuese edhe pse kohet e fundit është duke u zvogëluar përdorimi i saj mirëpo jo edhe rëndësia që ka si material ndërtimor, metalorgjik, industrial dhe biologjik. Ky studim është përpjekur të rendis shkurtimisht kuptimin e zbatimit të përdorimit të gëlqeres në ndërtimtari. Bazuar në këto detyra duhet të japë vetë parimet themelore të proceseve teknologjike tek te cilat krahas prodhimit të caktuar të gëlqeres , që përdoret si përbërës kryesor në materialet e pa përpunuara, si reagues kryesore ose shtesë kimike .Në të njëjtën kohë do të përcaktojmë krahas definimit të vet prodhimit respektivisht procesit të prodhimit dhe të sigurojë procedurat dhe kushtet e cilësisë , të cilat kanë vendosur gëlqeren në pozitë që ajo të mundë të jetë e përdorshme në prodhimtari përkatëse, si konsumi normativ i vetë gëlqeres i shprehur në bazë të ngjyrimit të prodhimtarisë finale ose në bazë ndonjë njësie tjetër. Prandaj me studimet edhe mostrat e marruar në fabrikën New Lepenci – Kaçanik është konstatuar se guri gëlqeror të marrur ne malet e Sharrit ka një cilësi të mire dhe gëlqerja e fituar prej këtij guri është e cilësisë së lart dhe me pasuri të mëdha mineralogjike dhe radhitet një nder vendet e para ne Ballkan dhe me gjere për nga cilësia. Prodhimet e kësaj fabrike janë përpunuar ne mënyrë natyrale dhe nuk përdoren kimikale të cilat e ndotin ambientin. Në bazë të studimit te bere kam ardhur ne përfundim se duhet: - Plasimi i gëlqeres ne industrinë e silikateve - Largimi i përdorimit te mënyrës tradicionale te prodhimit te gëlqeres - Gëlqerja nevojitet ne ndërtim gjate punimeve për stabilizimin e tokës - Gjate prodhimit te gëlqeres , shuarjes se gëlqeres nxehtësia e fituar te përdoret për nevoja industriale ne fusha tjera t metalurgjisë dhe fusha tjera qe si prodhim baze e kanë nxehtësinë . II Në bazë të rezultateve të analizave kimike dhe fiziko mekanike , mund të kolaudohet: Mostrat e analizave të gëlqeres se hidratuar (analiza kimike 150/09 dhe analizat fiziko – mekanike 18/09) qe unë i kam përdorur ne eksperiment , kualiteti i përgjigjet kushteve të kërkuara në bazë të standardeve evropiane për gëlqere ndërtimore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.401

Included in

Engineering Commons

Share

COinS