Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiku

Language

Albanian

Abstract

Pasi që në Kosovë dhe sidomos në kryeqytet në Prishtinë, është duke u zhvilluar një hovë i madhë i ndërtimit të objektëve afaristo – banesorë, dhe atë duke mos respektuar as edhe një ligjë të vetëm për ndërtimin e tyre, e më e keqja e kësaj është se kjo fillon nga projektimi i tyre i gabuar dhe mos përmbushja e kriterëve për banim, ku më pastaj aprovimi i tyre në komunë bëhet përmes atyre që i njofin duke i shtyrë proceset më tutje për dhënjen e lejës së ndërtimit. Arsyja ime pse kam marrë këtë llojë banimi ka qenë që të mirret një objekt

afaristo – banesorë, dhe të trajtohet në mënyrën që duhet duke i dhënë këtij objekti para se gjithash funksionin dhe më pastaj pamjen e dëshiruar duke i respektuar rregullat dhe ligjet në fuqi për objektet e banimit. Poashtu respektimi i asaj zone ku planifikohet ndërtimi duke mos i anashkaluar analizat për rrethinën dhe më kryesorja duke respektuar vendosjen e objektëve në parcellë duke qenë në harmoni të plotë me objektet përreth si për nga vendosja ashtu edhe për nga pamja apo dukja, ngjyrat dhe forma, kështu që objekti jonë të ketë harmoni të plotë me vendin dhe rrethinën.

Pra ky objekt do të jetë shembull i projektimit të duhur ashtu siq kërkohet nga rregullorja dhe standartet në fuqi për objekte banimi, ku funksioni dhe banori do të jenë në prioritet të parë duke i ofruar kushtet e duhura për banim në atë zonë ku edhe planifikohet ndërtimi i këtij objekti.

Metodat që kam përdorur për realizimin e këtij punimi janë: -metoda analitike (përshkrimi tekstual) -metoda grafike (projekti arkitektonik) Në përgjithësi me anë të këtij punimi kam fituar shumë njohuri rreth objektëve afaristo – banesore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.572

Included in

Architecture Commons

Share

COinS