Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Language
Albanian
Abstract
Hiri fluturues është një produkt i thengjillit të djegur nga stacionet e energjisë termike i cili ka veti të ngjajshme me çimenton dhe veti pozzolonic. Pra hiri, eshte një mbetje e krijuar nga termocentralet duke paraqetiru një shqetësim te madh per mjedisin.
Qëndrueshmëria shpeshhere e pamjaftueshme e çimentos portland ne përforcimin e strukturave të betonit dhe rritja e vëllimit të ndërtimit në dekadat e fundit ka rezultuar në një shterrim të burimeve tona natyrore. Industria e betonit, për shkak të volumit te madh të tij gjate perdorimit, qe është ideale për ekonomine dhe sigurt nevoja per inkorporimin e miliona ton produkteve industriale, të tilla si hiri. Prandaj zëvendësimi i çimentos në beton nga hiri është shumë e dobishme si nga pikëpamja e kostos, cilësisë, qëndrueshmëri dhe jetëgjatësi, efikasitetin e energjisë, , dhe në përgjithësi ekologjike dhe përfitime mjedisore.
Per arsye që, emetimi i CO2 dhe konsumi i energjisë janë vetëm disa nga shumë problemet me të cilat përballemi në ditët e sotme, e me të cilat jemi ballafaquar vazhdimisht poashtu me probleme gjithnjë e më të mëdha ekologjike që lidhen me emetimet e CO2 në atmosferë. Nëse flasim për cimenton në aspektin ambiental mund të themi që për çdo ton çimento Portland të prodhuar, përafërsisht liron një ton CO2 që lirohet. Kjo do të thotë se me çimento Portland se per cdo ton te prodhuar industria kontribuon afersisht rreth 7% të emetimeve totale të CO2 ne atmosferëë. Poashtu, kjo ka të bëjë me ndikimin mjedisor në prodhimin e çimentos që rezulton me konsumin e lartë të energjisë dhe poashtu prodhim shtesë të CO2 . Pas aluminit dhe çelikut, prodhimi i çimentos portland është më energji-intensive proces që konsumon rreth 4 GJ te energjisë për ton. Pra, një ndër mundësitë për të ulur emetimin e CO2 në lidhje me prodhimin e çimentos, mund të jëtë zvogëlimi në përdorim të cimentos, dhe me këtë kërkesen e çimentos portland por pa ulur cilesinë dhe rezistencën e konstruksioneve më përbërjë cimënton.
Shkencëtarët nga inxhinieria e ndertimit vazhdimisht duhet te kërkojne alternativa te reja nga burimet e materialeve të ndërtimit, për ndërtim sa më të qëndrueshëm dhe qe te plotësuar kërkesat sipas rregullativave përkatëse. Në vitet e fundit një vëmendje e veçantë i është dhënë shume përdorimit industrial te produkteve, dmth hirit, tymit silikat, Zgjyrë - Skorje metalurgjike (shllak) e granuluar (S) (Granulated blastfurnace slag, Hiri fluturues (V, Ë) - (Fly ashes, Shist (shist argjilor) e djegur (T) - (Burnt shale), te dala prej furrelartave si burime alternative për materialet të ndërtimit, sidomos për konstruksionet e betonit. Studime të ndryshme kanë konfirmuar më anë të rezultateve eksperimentale që këto mbetje industriale mund të përdoren si zëvendësim i pjesshëm i çimentos në beton. Ky studim ka për qëllim prezentimin e njohurive mbi këto mbetje industriale duke i prezentuar si përbërës të betonit duke bërë zëvendësimin e një pjese të zakonshme te çimentos Portland (OPC) me përqindje të ndryshme të hirit nga e gjithe masa e cimentos. Me përdorimin i hirit në beton, është vërtetuar që përveq dobive të ndryshme në vetitë e betonit jep poashtu shumë përfitime mjedisore pasi largohet nga ambienti. Prandaj shfrytëzimi i hirit është e rëndësishme sepse ajo është një material shtesë çimentoje, duke çuar ne zvogëlimin e përdorimit te çimentos. Hiri, kur përdoret si një zëvendësim i pjesshëm, si lidhes, përmirëson poashtu qëndrueshmërine e betonit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.409
Recommended Citation
Vokshi, Ramiz, "EFEKTI I HIRIT TË FURRËLARTAVE NË BETON DHE IMPAKTI AMBIENTAL I TIJ" (2017). Theses and Dissertations. 429.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/429