Date of Award

Summer 8-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Visar Krelani

Language

Albanian

Abstract

Punimi i realizuar bazohet në lëndën: Konstruksionet e Drurit. Në këtë punim bëhet fjalë për konstruksionet e kulmeve në përgjithësi dhe elementet lidhëse të konstruksionit në veçanti. Materiali ka për qëllim prezantimin e elementeve lidhëse dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të tyre në strukturën e kulmit. Ndarja është bërë në kapituj ku pasqyrohet kronologjia e përdorimit të drurit nga koha kur zuri hapat e parë të përdorimit e deri tek përdorimi bashkëkohor me mjetet e avancuara të përpunimit. Elementet lidhëse ofrojnë një komoditet më të madh në aspektin e montimit të elementeve të drurit dhe jetëgjatësi më të madhe të strukturës. Ato karakterizohen me aftësi mbajtëse, saktësi të montimit, numër të caktuar të vidave ose gozhdave dhe saktësi të gozhdimit. Kapacitetet karakteristike të specifikuara në këtë punim paraqiten për projektim sipas metodës së Gjendjes Kufitare Projektuese (Limit State Design) në përputhje me Eurokodin 5.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.433

Included in

Engineering Commons

Share

COinS