Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Me ndryshimet dhe evoluimin e teknologjive moderne, bizneset e vogla dhe të mesme janë duke bërë çmos për ti ndjekur këto trende. Shumica e bizneseve vetëm se kanë bërë kalimin e tyre në platformat online me qëllim të rritjes të të hyrave dhe të pjesëmarrjes së tyre në treg. Ideja e marketingut është gjithmonë që mesazhet që një brend dëshiron të përcjell tek audienca e saj të shfaqen aty ku konsumatori po shpenzon shumicën e kohës dhe ku gjasat për vëmendje janë më të mëdha.

Para një dekade, ky vend do të ishte TV, Radio apo Mediat e shkruara (librat, magazinat, gazetat), ndërsa sot janë rrjetet sociale, makinat e kërkimit, paisjet mobile dhe mediat elektronike (të cilat i kemi me shumicë tek ne). Interneti po nxjerr në pah atë i cili është i aftë të bëj më të mirën për biznesin e tij duke përdorur në mënyrën e duhur çdo përfitim që dhuron realiteti online. Pse një biznes duhet të bëjë marketing online? Logjika e thjeshtë të çon drejt një përgjigje shumë të thjeshtë. Sepse ky mekanizëm të bën të njohur në të gjithë botën në çdo kohë pa shpenzuar shumë por duke përfituar mjaft.

Me krijimin e rrjeteve sociale dhe risit e ndryshme teknologjike që u ofruan çdo vitë e më shumë duke theksuar zhvillimin e viteve të fundit ndikuan edhe në lehtësimin e të bërit biznes. Ofrimi i platformave digjitale për realizimin e reklamimit mundësoi një formë më të lehtë sa i përket promovomit të ndërmarrjes qoftë ajo shërbyese apo tregtare. Ai përfshin përdorimin e një faqe interneti në kombinim me teknikat online promovuese të tilla, si Search Engine Optimization (SEO), Search Engine Marketing (SEM), Pay-per-click Advertising (PPC), Content Marketing, Social Media Marketing (SMM), Affiliate Marketing, Email Marketing.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1781

Included in

Business Commons

Share

COinS