Date of Award

Fall 11-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Nebi Pllana

Language

Albanian

Abstract

Në shumë situata të projektimit performanca e pranueshme e strukturave përcaktohet nga kërkesat e shfrytëzueshmërisë. Projektimi sipas shfrytëzueshmërisë në disa aspekte është më i vështirë për t’u kuptuar gjatë projektimit të strukturave të betonit. Kërkesat më të zakonshme që duhet të plotësohen për projektimin sipas Gjendjes Kufitare te Shfrytëzimit janë kufizimi i përkuljes dhe gjerësisë së plasaritjeve sipas kërkesave të kodit në fuqi. Ky material ofron një diskutim të sjelljes strukturore në ngarkesat e shfrytëzueshmërisë dhe metodat e thjeshtuara për kontrollin e perkuljes dhe plasaritjeve që perfshihen në disa nga kodet kryesore të praktikës janë paraqitur, përfshirë Eurokodi 2. Përkulja e tepërt nuk duhet të pengojë funksionin e strukturës ose të jetë estetikisht e papranueshme. Plasaritjet nuk duhet të jenë të pa pranueshme ose aq të medha për të çuar në probleme të qëndrueshmërisë. Për një strukturë betonarme për t'u shfrytezuar, plasaritjet duhet të kontrollohen dhe përkuljet nuk duhet të jenë të tepruara. Gjatë projektimit për shfrytezueshmerinë, projektuesi duhet të sigurojë që struktura të mund të kryejë funksionin e saj të synuar nën ngarkesat e përditshme të shërbimit. Perkulja nuk duhet të jetë e tepert, plasaritjet duhet të kontrollohen në mënyrë te duhur. Projektimi i mirë sipas shfrytëzueshmëris do të rezultojë në me pak plasaritje, më pak deformime, më shumë rehati, më shumë papershkueshmeri dhe dobesime në të njëjtin nivel sigurie.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.429

Included in

Engineering Commons

Share

COinS