Date of Award
Spring 3-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Second Advisor
Besa Jagxhiu
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi dhe shkenca e organizimit të ndërtimit ka rëndësi të madhe për zhvillimin e një shoqërie bashkëkohore. Menaxhimi nëpërmjet planifikimit, organizimit, udhëheqjes dhe kontrollit të resurseve organizative, arrin qëllimin organizativ në mënyrë efikase. Të gjitha teknikat e menaxhimit fillojnë nga stili kooperativ i udhëheqjes si teknika të ndërmarrjes. Qëllimi kryesor i këtij studimi është që të analizohet mënyra e organizimit të një projekti ndërtimor me profesionalizëm sipas standardeve dhe rregullave ndërtimore. Si duhet të bëhet organizimi i mirëfilltë i një projekti ndërtimor duke përfshirë punimin e paramasës dhe parallogarisë, si dhe të planeve dinamike? Cila është mënyra e punës dhe cilat janë rreziqet gjatë kryerjes së punëve, cilat masa mbrojtëse duhet të ndërmerren? Ky studim ka për qëllim që të identifikojë metodat profesionale të organizimit të një projekti ndërtimor në mënyrë që të mos shfaqen probleme gjatë zbatimit të projektit. Metodologjia, e cila është përdorur në këtë punim përfshin analizat dhe punimin e organizimit të ndërtimit të objektit fushë sportive në fshatin Bolevc të Komunës së Kamenicës që përfshin: përshkrimin teknik, paramasën dhe parallogarinë, planet dinamike si dhe mbrojtjen në punë. Në fund janë dhënë disa rekomandime për organizimin e një projekti ndërtimor në mënyrë profesionale, ashtu që zbatimi i tij të bëhet në mënyrë të duhur dhe të mos ketë ngecje gjatë kryerjes së punëve.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.431
Recommended Citation
Thaqi, Shqiprim, "ORGANIZIMI I NDËRTIMIT TË FUSHËS SPORTIVE NË FSHATIN BOLEVC TË KOMUNËS SË KAMENICËS" (2018). Theses and Dissertations. 433.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/433