Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Sadije Kelmendi

Language

Albanian

Abstract

Muzeu i arteve bashkëkohore është institucion edukativ dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht të artit modern.

Muzeu, i cili ka një prani të rëndësishme në jetën kulturore organizon ekspozita si nga koleksioni i përhershëm po ashtu edhe nga ekspozita të tjera periodike të artit modern dhe bashkëkohorë.

Projekti ka për qëllim të shqyrtojë mundësitë, aktivitetet e ndryshme që mund të sjellë, vetëdijen më të madhe në kulturë dhe aftësitë që mund të fitohen.

Është zgjedhur si projekt kjo temë për shkakun se as në Prizren e as në Kosovë nuk ekziston një ndërtesë apo muze i tillë, që mundëson shfrytëzimin e këtij lloj arti nga ana e artistëve tanë, të cilët detyrohen ta zhvillojnë punën e tyre ne vende të ndryshme jashtë shtetit.

Të dhënat kryesore janë marrë nga artistët e ndryshëm me anë të intervistave po ashtu edhe nga ana e institucioneve kompetente. Është hulumtuar dhe shqyrtuar iteratura e fundit per projektimin e muzeve bashkëkohore.

Janë shfrytëzuar programet kompjuterike, si Photoshop për analiza dhe editim të projektit, Archicad për projektimin e objektit, 3DSmax për vizualizimin e enterierit, Lumion për vizualizimin e eksterierit dhe Twinmotion për realizimin e animacioneve.

Duke u bazuar në punën dhe përkushtimin ndaj këtij punimi, shpresoj që të arihet që projekti të konsiderohet i suksesshëm dhe të gjejë zbatimin e duhur.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.689

Included in

Architecture Commons

Share

COinS