Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Muhamet Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Sektori i ndërtimit paraqet një nga sektorët më të rëndësishem të zhvillimit gjatë të gjitha periudhave të zhvillimit njerëzor. Sot, në këtë sektor janë bërë shumë transformime falë avancimit tekniko-teknologjik dhe kërkimeve shkencore me qëllim të përsosjes së veglave, pajisjeve dhe makinerisë për kryerjen e punëve ndërtimore në mënyrë sa më të sigurtë dhe me shkallë të lartë të efikasitetit dhe produktivitetit. Avancimi tekniko-tekonologjik në sektorin e ndërtimit po lehtëson realizimin e veprave inxhinierike me shkallë më të lartë të sigurisë dhe mbrojtjes në punë. Por, pavarsisht të arriturave inxhinierike në lëmin e ndërtimit, prap se prap ky sektor, si dhe realizimi i punëve në te mbetët mjaftë sfidues dhe me shkallë të lartë të rrezikut. Prandaj, si në çdo vend të Botës, po ashtu edhe në vendin tonë sektori i ndërtimit zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, duke ofruar mundësi dhe vende pune për një numër të konsiderueshëm banorëve në shkallë vendi dhe më gjerë. Nga viti 1999 e deri më sot (viti 2018), sektori i ndërtimit është duke treguar një trend në rritje, si shkak i kërkesave për sa më shumë njësi banesore, dhe infrastrukturë përcjellëse e sidomos në qendrat urbane. Ky zhvillim i hovshem, përveç efekteve pozitive që po sjellë në gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe ndërtimin e objekteve me standarde të larta ndërtimore, është duke u ballafaquar edhe me probleme për sa i takon sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit të të punësuarve në vendet e punës. Mbështetur në vlerësimet dhe raportet e institucionve vendore për periudhen kohore 1999-2018, rezulton se nga viti në vit ka një tendenc të lehtë në rritje sa i takon lëndimeve dhe aksidenteve me fatalitet në këtë sektor, kështu vetëm gjatë vitit 2018 janë raportuar 18 raste të vdekjes në këtë sektor. Prandaj, duke pas në konsiderat këto zhvillime u pa e domosdoshme të merret kjo temë në të cilën është trajtuar roli dhe rëndësia e mbrojtjes dhe sigurisë në sektorin e ndërtimit. Pra, ky punim ka për qëllim të tregoj rolin dhe rëndësin që ka mbrojtja në punë në sektorin e ndërtimit. Roli i mbrojtjes në punë është që të parandaloj dhe minimizoi maksimalisht rreziqet të cilat sjellin lendime dhe vdekje në vendin e punës. Punimi nxjerë në pah se mbrojtja në punë ka rol të rëndësishem jo vetëm për ruajtjen, sigurinë dhe mbrojtjen në punë por del të jetë tregues edhe në kuptim të efikasitetit, rritjes së produktivitetit, realizimit me kohë dhe uljes së kostos gjatë realizimit të një vepre inxhinerike çfarë do çoftë ajo. Përfundimisht kjo temë diplome për mbarimin e nivelit të studimeve bachelor paraqet një kontribut në avancimin shkencor në fushen e sigurisë dhe mbrojtjes së shendetit në punë, si II dhe është një hap nga i cili studiues të tjerë mund të avancohet dhe ta vëjnë në shkallë edhe më të lartë rolin dhe rëndësin që ka siguria dhe mbrojtja në punë në sektorin e ndërtimit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.430

Included in

Engineering Commons

Share

COinS