Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Bekim Selimi

Language

Albanian

Abstract

Historia e rrugëve dhe zhvillimit të tyre është shumë e gjatë. Pohimi se rrugët e para ishin shtigje të bëra nga kafshët nuk është pranuar në mënyrë universale pasi studiuesit thonë se në shumë raste kafshët nuk ndjekin shtigje e njëjta në mënyre të vazhdueshme. Nëse kthehemi prapa në kohë do të shohim se rrugët e para ishin mjaft të thjeshta dhe mënyra e parë e transportimit të mallrave nga një vend në vendin tjetër ishte në këmbë. Këto rrugë njeriu i kishte zhvilluar për qëllime specifike, si bartja e ushqimit dhe mallrave të ndryshme. Në ndërkohë filluan të përdoreshin kafshët për transportimin e gjërave të ndryshme. Këto kafshë të ngarkuar kërkonin më shumë hapësire horizontale dhe vertikale se njeriu në këmbë, dhe kështu u shtrua nevoja për zgjerim dhe ndërtim të rrugëve të reja.

Ky punim për mbarimin e studimeve të nivelit bachelor ka për qëllim të sjellë në pah projektimin e rrugëve si dhe punimet tokësore të cilat janë të nevojshme për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Në punimin e kësaj teme kemi shqyrtuar literaturë të ndryshme ku me shumë kemi folur për trasimin dhe formësimin e rrugëve, punimet tokësore që bëhen në një rrugë, gërmimin dhe mbushjen, për materialet kryesore që përdorën në trase rrugore , skarpatat, punimet gjeodezike. Përpos shqyrtimit të literaturës tek analiza dhe prezantimi i rezultateve kemi punuar projektin ideor të rrugës me numër 7 në lagjen Panorama Rezidence në Ferizaj, ku kemi punuar situacionin e kësaj rruge, profilin gjatësor, profilet tërthore, detal të rrugës, si dhe paramasën. Kjo rrugë është e përbërë nga dy korsi me gjerësi 3 metra si dhe ka trotuar me gjerësi 1.5 m dhe posedon parkingje të mjaftueshme me gjerësi 2.5m.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.450

Included in

Engineering Commons

Share

COinS