Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Tema e marrë për ta shqyrtuar në këtë punim diplome është Fakultet i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapsinorë . Rëndësia e kësaj teme qëndron në ofrimin e një drejtimi të ri sa i përket arsimit të lartë dhe plotësimin e kërkesave të të rinjëve të asaj zone e edhe më gjerë, e tërë kjo duke u bazuar në norma dhe standarde europiane. Arsyja e zgjedhjes së kësaj temë është sepse edukimi universitare siç dihet është vendimtarë për përparimin dhe zhvillimin e një shoqërie, kombi dhe rrjedhimisht edhe të një shteti. E , sidomos ne që tashmë jemi një shtet i ri dhe kemi nevoj për njerëz me kualifikime dhe ekspertë të fushave të caktuara, duke u mbështetur në idenë se edukimi është shpirti i një shoqërie.Pse Fakultet i Arkitekturës? Përveq mungesës së këtij drejtimi në këtë qytet arsyje tjetër shumë e rëndësishme është se arkitektura ka ndërhyrje direkte në jetën e njerëzimit dhe lë gjurmë vizuale në histori.Arkitektura është art, është moment ekonomik, moment historik, moment ndjenjash dhe i mundësive , pra arkitektura mund të përmiresojë jetën e njerëzve. "Një qytet duhet të jetë një vend i mirë për të jetuar si dhe një shkollë duhet të frymëzoje të mesuarin". Lokacioni i përzgjedhur për projektimin e kësaj ndërtese është qyteti i Gjilanit përkatësisht ish-kampi ushtarak amerikan “Monteith”. Në kuadër të kësaj zone është paraparë ndërtimi i Kampusit Universitar me sipërfaqe prej 71656m2.Sipas analizave të lokacionit dhe sipas planit zhvillimorë ky rajon është i paraparë për ndërtime me etazhitet jo shumë të lartë, kryesisht P+4 .
Ndërtesa ka etazhitet B+P+2 është e ndarë në 5 hapsira kryesore :
hapsira shoqërore
hapsira akademike
hapsira administrative
hapsirat ndihmëse
dhe komunikimet ku hyn hyrjet shkallët,korridoret, holli etj.
Kjo ndërtes mbështet një sërë aktivitetesh akademike dhe hulumtuese duke përfshirë edhe hapsirat bashkëpunuese si më thelbësorja. Fleksibiliteti është qëllimi kryesor i këtij projektimi "Një shtëpi e re e cila ka të bëjë me krijimin e përvojave të paharrueshme për studentët" .
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.755
Recommended Citation
Tahiri, Edonesa, "FAKULTET I ARKITEKTURËS DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR" (2019). Theses and Dissertations. 868.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/868