Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurije Jusufi

Language

Albanian

Abstract

Sistemi financiar dhe ai bankar konsiderohen si infuzion për zhvillimin e bizneseve, si të sektorit privat po ashtu edhe atij publik. Pa zhvillim të mirëfillt të sistemit bankar nuk mund të ketë edhe zhvillim të konsiderueshëm të vendit, sepse këto dy procese janë të ndërlidhura ngusht me njëra tjetrën.

Kosova është një rast specifik në këtë drejtim, por sistemi bankar është vlerësuar si determinues i politikave ekonomike në vendin tonë për gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Qershori i vitit 1999 e ka gjetur sistemin bankar të Kosovës, po ashtu edhe ekonominë e vendit, në një kolaps të paparë për shkak të luftës.

Prandaj, zhvillimi i sistemit bankar konsiderohet se ka filluar një epokë të re që nga ky vit, duke filluar me vështirësi por drejt një rimëkëmbje që premtonte përmirësimin e situatës së përgjithshme të vendit.

Gjithsesi sistemi bankar për shkak të protektoratit ndërkombëtarë, ju kishte nënshtruar një modeli të huaj i cili e menaxhonte, udhëhiqte, kontrollonte dhe ndërhynte në secilën kohë të mundshme e të nevojshme. Në këtë këndvështrim sistemi bankar i aplikuar në vendin tonë është vlerësuar si i ndryshëm nga ai që ishte aplikuar deri para vitit 1999.

Nga një sistem monist bankar në një sistem modern e alternativ, duke i dhënë shkas një konkurence të drejtë, harmonike dhe reflektuese. Përpjekjet për krijimin e bankave nga aksioner vendor të cilët kishin bashkuar forcat në këtë drejtim, ose kishin dështuar ndër vite, ose ishin detyruar të hynin nën ombrellën e bankave të huaja të cilat tashmë veç ishin pjesë e sistemit bankar në vendin tonë të krijuar nga vet ndërkombëtarët.

Domethënë në njëfarë mënyre sistemi bankar në Kosovë është diktuar nga ndërkombëtarët, por në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar zhvillimin e bizneseve dhe po ashtu gjithë sistemin ekonomik falë kredive të vogla, të mesme e të mëdha.

Sot sistemi bankar konsiderohet si shumë i avancuar për dallim nga fillimet e saj, dhe tashmë besohet se është njëra prej shtyllave përkrahëse të zhvillimit ekonomik në vendin tonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.2496

Share

COinS