Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Ne botën e sotme ku përdorimi i internetit ka arritur kulmin nuk kanë munguar as teknologjitë e reja të cilat kanë sjellë revulucion, ndër to janë kriptovalutat.

Kriptovalutat janë një konsensus i rrjetit të decentralizuar i bazuar ne “blockchain” teknologjinë.

Ato janë para digjitale, teknologji, rrjet internacional i pagesave dhe shkëmbimeve të decentralizuara. Eshtë një protokol që përbëhet nga disa rregulla matematikore të thjeshta që përdorin teknologjinë “peer to peer” ku askush nuk është palë ndërmjetësuese në mes të burimit dhe destinacionit, pra nuk është e gjurmueshme. Kjo teknologji ka gjetë përdorim ne tregun online për shkëmbime të ligjshme, por duke i parë këto specifika kjo teknologj ka lulëzuar në tregun e zi apo si njihet ndryshe “Deep Web”.

Deep web është një botë e nëndheshme, një pjesë e pa dukshme e internetit e cila nuk është e linquar në motorët e kërkimit të zakonshëm, ajo kërkon shfleutes specifik siq është TOR-i, ku krahasuar me sasinë e të dhënave që mund të gjenden me shfletuesit e rregullt, deep web ka afërisht 85% më shumë të dhëna se të dhënat qe veq janë të linquara në botën reale. Përdorimi i shfletuesit TOR mundëson qasjen anonime në këtë botë të nëndheshme. TOR është e ndërtuar në menyrë specifike për të ruajtuar anonimitetin e përdoruesve duke përdorur algoritme të caktuara në “lundrim”, kështu duke e bërë të pa mundur ndjekjen apo zbulimin e aktiviteteve qe ndodhin në këtë botë. Dhe kjo ju ka shkuar më së miri për shtati aktiviteteve kriminale, ku kombinimi i bitconit si kriptovalutë dhe TOR-it si motor kërkimi ka ndëtuar atë botë të nëndheshme kriminale apo të njohur si “Deep Web”.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1723

Share

COinS