Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albania
Abstract
Shkolla përfaqëson një institucion të organizuar dhe të specializuar për arsimimin e çdo individi. Ajo vepron si një qendër mësimi dhe ka ndikim të madh në shoqërinë e çdo vendi. Përhapja e shkollës dhe e sistemit të arsimit në Kosovë, pas përpjekjeve të mëdha, fillon në shek. XIX, me hapjen e shkollave në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, si dhe shkollës fillore për djem dhe vajza në Prizren.
Në Kosovë shkolla e parë shqipe hapet në Stubëll, në vitin 1905. Nga viti 1999 deri më 2006 nga buxheti i Kosovës janë riparuar 39 objekte shkollore dhe janë ndërtuar 28 objekte të reja. Sipas MASHT-it, llogaritet se Kosovës i nevojiten së paku edhe 30 objekte të reja dhe riparimi i shumë objekteve të tjera, gjendja e të cilave nuk u përshtatet normave për zhvillimin e procesit arsimor. Sistemi aktual i arsimit në Kosove ngërthen në vete këto nivele të arsimit:
- Arsimi parashkollor - parafillor i cili përfshin tri nivele:
Çerdhja (për fëmijët e moshës 1-2 vjeçare),
Kopshti (për fëmijët e moshës 3-4 vjeçare) dhe
Klasa parafillore (për fëmijët e moshës 5 vjeçare)
- Arsimi fillor (pesë klasor) - shkalla 1 sipas ISCED, (kl. I - V) dhe përfshin fëmijët e moshës 6 - 11 vjeç.
- Arsimi i mesëm - ngërthen të rinjët nga mosha 11 - 18 vjeç, me dy nivele:
Arsimi i mesëm i ulët (katërvjeçar), shkalla 2 sipas ISCED, (mosha 11 - 15 vjeç)
Arsimi i mesëm i lartë (tre dhe katërvjeçar), shkalla 3 sipas ISCED, (mosha 15 - 18 vjeç)
- Arsimi universitar me tri nivele studimi:
Shkalla e parë - Bachelor
Shkalla e dytë - Master (MA) dhe
Shkalla e tretë - Doktoraturë (Ph.D.)
Objekti shkollor që kam përzgjedhur ta projektoj, i përket nivelit të arsimit 1, 6-11 vjeçar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.768
Recommended Citation
Sylejmani, Etleva, "NDËRTESAT SHOQËRORE- Shkollë fillore e muzikës" (2019). Theses and Dissertations. 879.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/879