Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Mimoza Sylejmani
Language
Albania
Abstract
Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një hapësire adekuate për studentët duke përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për një jetesë sa më produktive. Gjëja e parë që i karakterizon këto objekte është ambienti i cili duhet të siguroj studimin dhe banimin. Tradicionalisht, studentët përceptohen si të rinj, beqar, mobil, të përshtatshëm dhe me pak para në xhep. Edhe pse kjo është e vërteta e gjerë, sot po ashtu ka një tendencë në rritje që të tërhiqen edhe persona tjerë, me prapavija të ndryshme ekonomike e kulturore po ashtu edhe të moshës më të madhe. Në anën tjetër vëmendje të veçantë i kushtohet studentëve me nevoja të ndryshme: me aftësi të kufizuar, studentëve të martuar e atyre me familje. Shumë student, po ashtu bëjnë edhe punë me kohë të pjesshme krahas studimeve dhe kjo ngre nevojën për rritjen e fleksibilitetit të shërbimeve dhe akomodimit që i ofron një konvikt.
Duke pasur parasysh se në qytetin e Prishtinës aplikojnë më shumë se katër-mijë student, qendra e konviktit nuk ka kapacitet për akomodimin e të gjithëve. At’herë në kuadër të këtij projekti mundësohet rritja e fleksibilitetit dhe sherbimeve që i ofron një konvik, duke i’u mundësuar edhe studentëve që kryejnë studimet në fakultete private të kenë mundësi zgjedhjeje si dhe të aplikojnë në konvikte.
Projekti është dizajnuar në atë mënyrë që studentët të ndjehen komod, të jenë afër me të gjitha shërbimet e tjera dhe të arrijnë rezultatet e tyre të dëshiruara.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.762
Recommended Citation
Sylejmani, Eriola, "KONVIKT PËR STUDENT" (2019). Theses and Dissertations. 885.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/885