Date of Award
Fall 10-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Visar Krelani
Second Advisor
Fisnik Laha
Language
Albanian
Abstract
Jo të gjithë prodhuesit janë të vetëdijshëm për përgjegjësitë e tyre dhe jo të gjithë blerësit janë të vetëdijshëm për kuptimin e vërtetë të markimit CE. Është me rëndësi jetike të kuptohet qëllimi i rregulloreve, rëndësia e përmbushjes së këtyre rregulloreve dhe udhëzimeve të prodhuesit, roli i sistemeve të cilësisë në procesin e pajtueshmërisë dhe vendimet që mund të merren nga prodhuesi.
Markimi CE harmonizon legjislacionin për sigurinë e produktit duke krijuar kërkesat themelore të sigurisë ligjore dhe standardet vullnetare të specifikimeve teknike. Për të marrë shenjën CE mbi një produkt, prodhuesi duhet të ecë përmes një trajektoreje dhe të përmbushë kërkesat e sigurisë të direktivave të zbatueshme. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte për të kuptuar këtë trajektore dhe për të sqaruar procedurat që nevojiten deri te markimi i një materiali ndërtimorë, përkatësisht betonit.
Qëllimi i këtij markimi është thjeshtimi i tregtisë së lirë të produkteve brenda zonës së BE-së. Përdorimi i saj në të gjithë tregun gjithashtu ka sjellë ligje të standardizuara në lidhje me shëndetin, sigurinë dhe mjedisin.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.449
Recommended Citation
Krasniqi, Endrit, "MARKIMI CE" (2018). Theses and Dissertations. 456.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/456