Date of Award
Winter 2-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
1.1 Historiku i zhvillimit të objekteve shumëbanesore: Nuk ka dyshim se dizajni i blloqeve të banimit është sot një ndër temat më interesante e atraktive për arkitekturën bashkëkohore, po ashtu edhe njëra nder sfidat e kësaj arkitekture, për arsye të konflikteve dhe ndryshimeve dramatike socio-ekonomike e po ashtu edhe ambientale. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, përdorimi i konstruksionit vertikal është siguruar të jetë zgjidhja më logjike dhe efektive. Megjithatë problematikat dhe kompleksiteti i banimit janë më të gjera së zgjidhja konstruktive. Në fillim të shek. XX vetëm 10% e popullsisë botërore jetonin në qytete. Ndërsa, dekada e pare e shek. XXI u mbyll me 50% e popullsisë që jetojnë në qytete. Historikisht banimi kolektiv është i vjetër po aq sa edhe vet njerëzimi, ndërsa banimi shumëbanesor në shume kate, në njërën anë është i lidhur me themelimin e zonave të dendura të banimit me karakter urban, kulturës së banimit, zhvillimit dhe avancimit të teknikave dhe teknologjisë së ndërtimit si dhe faktorëve tjerë te cilët kane influencuar një kalim masiv në këtë lloj të banimit.
1.2 HYRJE: Definimi i objekteve shumëbanesore: Objektet shumëbanesore të banimit mund të definohen si grumbullim i njësive për banim të përkohshëm apo të përhershëm, të përsëritura horizontalisht dhe vertikalisht në disa kate, të cilat ndajnë së bashku strukturën, konstruksionin dhe një numër të kthinave dhe hapësirave kolektive, qoftë të brendshme (komunikimin, kthinat sociale, kulturore, të shërbimeve, etj) po ashtu edhe të jashtme (rrugicat, oborret, kopshtet, parkingjet, etj). Karakteristikë veçuese e objekteve shumëbanesore është DENSITETI.
Këto objekte varësisht prej vendit, dedikimit specifik dhe konceptit të dizajnit njihen edhe si: Banim Kolektiv (Shared Housing), Banim Shumëfamiljar (Multi-Family Housing), Ndërtesa Apartamentesh (Apartment Buildings), Banim Shumëkatësh (Multistory Housing), Banim me Shumë-njësi (Multiunit Housing), Banim Urban (Urban Housing) Ndërtesa për Shumë-banorë (Multiresidential Buildings), Banim Social (Social Housing), etj
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.654
Recommended Citation
Krasniqi, Eron, "OBJEKTE SHUMËBANESORE" (2018). Theses and Dissertations. 701.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/701