Date of Award

Winter 1-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Hazir Çadraku

Language

Albanian

Abstract

Sektori i ndërtimit mbetet mjaft sfidues dhe me rrezik të lartë edhe pse viteve të fundit ka pasur një rritje të lehtë për sa i takon rregullimit juridik dhe ndërmarrjes së masave për menaxhimin e tij. Megjithatë, ndërrmarrja e masave dhe menaxhimi i rrezikut mbetet ende larg normave dhe standardeve për siguri dhe mbrojtje në punë. Mbështetur në statistika të deklaruara nga agjencioni i statistikave të Kosovës, inspektorati i punës në Republikën e Kosovës, si dhe burime tjera të shkruara dhe elektronike rezulton se rastet e lendimeve dhe atyre me fatalitet në sektorin e ndërtimit po tregojnë rritje të lehtë nga viti në vit, ku vetëm gjatë vitit 2018, në këtë sektor kanë humbur jetën 23 të punësuar. Për sa më lartë, ky punim ka për qëllim të nxjerrë në pah masat dhe veprimet për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut në sektorin e ndërtimit, me fokus të veçantë në rastin studimor të N.N.SH “Labi Gipser” e cila operon kryesisht në Komunën e Deçanit. N.N.SH “Labi Gipser” është themeluar në vitin 2001. Aktiviteti dhe veprimtaria e saj kryesore është fusha e ndërtimit të lartë. N.N.SH “Labi Gipser” ka të punësuar rreth 30 punëtorë, të cilët janë me përgatitje profesionale të ndryshme por të lidhur kryesisht me fushën e ndërtimit. Rezultatet e këtij studimi treguan se N.N.SH “Labi Gipser” ka një kujdes të shtuar sa i takon ndërmarrjes së masave dhe veprimeve për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë ekzekutimit të punëve ndërtimore. Mbështetur në masat dhe veprimet e ndërmarra në vijimësi nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje rezulton se deri më sot nuk ka pasur as një vdekje dhe lendim në vendin e punës, respektivisht në vendpunishtet (kantier) ku kjo ndërmarrje zhvillon aktivietetet e saja ndërtimore. Prandaj, kjo tregon se N.N.SH “Labi Gipser” sigurinë dhe mbrojtjen në punë e ka vënë si prioritet të lartë para çdo aktiviteti apo veprimi tjetër brenda fushëveprimtarisë së saj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.450

Included in

Engineering Commons

Share

COinS