Date of Award
Fall 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Sadije Kelmendi
Language
Albania
Abstract
Ky punim ka të bëje me lehtësimin e mobilitetit dhe përmirësimin e strukturës dhe pëlhurës urbane përmes planifikimit dhe dizajnit urban. Ashtu si shumë qytete të tjera evropiane të cilat kanë probleme me trafikun e stërngarkuar, ndotjen dhe zhurmat të krijuara nga transporti i paqëndrueshëm, edhe Prishtina vuan nga mbingarkesa në trafik që mund të ketë efekte negative për ekonominë, mjedisin dhe imazhin e qytetit. Në këtë punim diplome të nivelit Bachelor është shqyrtuar mundësia e minimizimit të trafikut urban në një pjesë të qytetit të Prishtinës specifikisht në lagjen “Lakrishte” duke implementuar metoda inovative të ri-dizajnimit të rrugëve dhe shtigjeve ekzistuese ku transporti publik, biçikleta dhe ecja janë pjesë thelbësore dhe prioritare e transportit të qëndrueshëm. Përveç ri-dizajnimit të infrastrukturës rrugore në këtë punim diplome është bërë projekti i rigjenerimit i cili mundëson përmirësimin e lëvizshmërisë, shëndetit, mikroklimës të një lagjeje të lënë pas dore në qytetin e Prishtinës e cila rrjedhimisht do ta përmirësonte nivelin e jetesës të banorëve në këtë zonë, njëkohësisht do të shërbente si model dhe si pikë referente për ndërtimet në të ardhmen në lagjet tjera të qytetit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.763
Recommended Citation
Ahmeti, Ermal, "LEHTËSIMI I MOBILITETIT DHE PËRMIRËSIMI I STRUKTURËS DHE PËLHURËS URBANE PËRMES PLANIFIKIMIT DHE DIZAJNIT URBAN" (2019). Theses and Dissertations. 884.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/884