Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Kujtim Elezi

Second Advisor

Arnisa Kryeziu

Language

Albanian

Abstract

Kishte kaluar një periudhë e gjatë kohore prej që e kisha vizituar për të fundit herë Qytetin e Vjetër të Kotorrit. Kështu, vendosa të shkoj për një vizitë tre ditore në fundjavën e datëlindjes sime. Me këtë rast zbulova se shumë gjëra kishin ndryshuar prej që kisha qenë herën e fundit. Meqenëse isha studente e Arkitekturës, mënyra se si e shihja këtë qytet tani, në sytë e mi, ishte ndryshe nga përjetimet e kaluara dhe përfundimisht më e veçantë se kurrë. Mu kujtua gjyshi im shumë i dashur, tashmë i ndjerë, i cili më rrëfente historinë e shqiptarëve, që e njihte dhe e donte aq shumë. Një herë më kishte thënë se mendohej se mbretëreshë Teuta e Ilirisë, kishte rezidencën e saj, pikërisht përbrenda mureve të Kalasë së Kotorrit.

Kështu, lindi idea për të zhvilluar disa aspekte të këtij qyteti të vjetër e mesjetar. Ndërsa ju do të keni mundësinë të lexoni një hulumtim i cili lidhet me Historinë, Arkitekturën, Identitetin dhe zgjidhjen e problematikave aktuale te Qytetit të Vjetër të Kotorrit, i cili konsiderohet të jetë me rëndësi në Trashëgiminë Kulturore Botërore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.709

Included in

Architecture Commons

Share

COinS