Date of Award
Winter 11-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Sejran Abdushi
Language
Albanian
Abstract
Patologjitë e gojës dhe fytit të cilat po rrezikojnë frymëmarrjen normale, po shtohen dita ditës e me këtë edhe rastet kur trakeotomia po bëhet indikacion për tu aplikuar tek pacientët e tillë. Qëllimi i këtij punimi është sjellja e metodave më të mira dhe të bazuara në literaturën më të fundit, të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi. Medologjia e përdorur në këtë punim është kryesisht rishikim i literaturës dhe krahasim i hapave të kujdesit infermieror tek rastet me trakeostomi nga kjo literaturë. Rezultatet e hasura në literaturë, kanë treguar se numri i rasteve të trakeotomive po shtohet në nivel global, si pasojë e shtimit të patologjive që i paraprinë një trakeostomie. Rekomandimet e këtij punimi janë se kualiteti i jetës së pacientëve me trakeostomi është mjaft i rënduar andaj janë raste të cilat duhet menagjuar me shumë kujdes dhe empati, duke ju përmbajtur skajshmërisht protokoleve për këto raste. Infermierët janë të parët që merren me pacientët dhe ata luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e cilësisë së jetës për pacientët me trakeostomi. Me njohuritë e tyre, profesionalizmin, përvojën dhe aftësitë e tyre, ata mund të ndihmojnë në promovimin e një cilësie më të mirë të jetës për pacientin nga trakeostomia dhe familjen e tij. Kujdesi infermieror nuk duhet të mungojë në asnjë moment dhe ky kujdes duhet të ofrohet ekskluzivisht përmes procesit infermieror dhe me një durim dhe angazhim të posaqëm.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.53
Recommended Citation
Hasani, Besartë, "KUJDESI INFERMIEROR TEK PACIENTËT ME TRAKEOSTOMI" (2019). Theses and Dissertations. 49.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/49