Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albanian
Abstract
Rëndësia e projektimit të një stacioni të trenit Transporti publik është një faktor i rëndësishëm kontribues për qëndrueshmërinë urbane. Transporti publik ndihmon në reduktimin e kohës të trafikut, rrit mundësinë e punsimit, ul kostot e biznesit, ndihmon në uljen e kostos së jetesës dhe rrit produktivitetin e biznesit. Redukton ndotjen e dëmshme dhe përmirëson cilësinë e ajrit. - Treni është pjesë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik të një shteti, treni i parë është vënë në lëvizje në vitin 1825 i cili barte puntorët e minierave nga hapsirat e punës në ato jashtë minierës si dhe permes lokomotives e cila terheqte edhe disa vagon të mbushur. Shpejtesia e trenit arrinte deri n 9 km/h ndersa pas 4 viteve treni arriti shpejtësin deri në 48km/h. - Pas suksesit të Stephenson, i cili kishte një vlerë më shume se demostrim komercial, Treni u perhap shumë shpejtë edhe si një mjetë i transportit publik si dhe pasë 20 viteve Treni arrinte 96km/h/. - Transporti me i shpejtë në atë kohë ishte me karroca që tërhiqeshin nga kuaj, njerzit druheshin nga shpejtësia te cilen e arrinte treni, por deri në gjysmën e shekullit XIX-të, njerzimi i pa benefitet e trasportit me tren. Udhëtimi ishte i lirë, tani qytetet ishin më afër, transportimi i mallrave behej në mënyrë më të sigurtë si dhe më të shpejtë, shumë qytete të reja filluan të rriteshin përgjatë hekurudhave të trenit, dhe mund të themi se kontribuan në zhvillimin e bizneseve dhe tregtisë. - Stacionet e trenave luajnë një rol të konsiderueshëm në zhvillimin ekonomik dhe atë social të qyteteve. Stacionet e trenave në kohët modern nuk janë më vetëm pikë grumbullimi për pritjen e trenit, ato sot janë objekte të cilat ofrojnë lloj-lloj shërbimesh. Ato paraqesin një ndër investimet më të medha të një qyteti dhe rajoni. - Arsyeja e zgjedhjës së kësaj teme ka qenë dëshira për të krijuar një stacion modern të trenit në qytetin e Podujevës. Për të elaboruar ndryshimet ekonomike dhe sociale që do të sillte me ndërtimin e stacionit të ri në qytetin e Podujevës pasi që ai akutal i ndertuar ne vitin 1945 tani nuk ka mbetur asgje që mund ta rikonstruktojm. - Stacioni i trenit tani më është kthyer në shtëpi banimi për të pa strehët të cilët e kanë renovuar në mënyrat e veta dhe ia kanë humbur historikun e Stacionit të trenit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.710
Recommended Citation
Hasani, Amir, "STACIONI I TRENIT DHE AUTOBUSAVE NË PODUJEVË" (2019). Theses and Dissertations. 837.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/837