Date of Award

Fall 11-2016

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albanian

Abstract

Ky punim i diplomës është një përmbyllje e studimeve ne Universitetin për Biznes dhe Teknologji, departamenti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor.

Temën e kam zgjedhur nga lënda Projektimi i objekteve të banimit-Villë për banim individual. Arsyeja pse kam zgjedhur villë per te projektuar është se gjatë planifikimit gjithmonë mendojmë për faktorin kryesor, njeriun, e njeriu është ai që shumicën e kohës e kalon në strehën e krijuar për familjen e ti, pra në këtë rast në villën që kam projektuar jam munduar që cdo funksion qoftë për arsye estetike apo nevojë të jetë në mënyrën e duhur. Pra gjatë projektimit, në bazë vendosja veten dhe bëja shëtitje në objekt duke u munduar të krijoj edhe lëvizje dhe qasje të lehtë për banorët.

Villa është paraparë të ndërtohet në fshatin Orllan, pranë liqenit të Batllavës, pasi ka një pamje pitoreske, krijohet një ambient i ngrohtë familjar dhe do ishte një vend ideal për thënien “shtëpi e ëmbla shtëpi”.

Përmbajtja e villës përfshinë të gjitha elementet që janë të nevojshme për një jetesë të rehatshme. Villa përmban bodrumin, ku është paraparë të ketë një kinema shtëpiake, fitness dhe elemente tjera rekreative. Përdhesa është menduar të jetë në sistemin e hapur, kryesisht hapësira të hapura pa ndarje, ku përfshinë komunikimin vertikal, shkallët, qëndrimin ditor i cili ka qasje të lehtë dhe të shpejtë me kuzhinën dhe tryezarinë, nyjet sanitare, një kthinë për punë dhe utilitin me kthinën teknike. Kati përfshinë hapësirat për fjetje me nyjet sanitare, ku secila nga to kanë qasje në terasa për të shijuar peisazhin natyror. Kulmi është i rrafshtë ku mendohet vendosja e paneleve solare.

Më pëlqen përgjigja e arkitektëve kur pyeten se cili ka qenë objekti më i mirë i tyre e ata thonë: objekti i radhës. Pra në këtë projekt jam munduar të jap maksimumin tim, gjithmonë në tentim të krijimit të një strehe të ngrohtë për banorët.

DOI

10.33107/ubt-etd.2016.491

Included in

Architecture Commons

Share

COinS