Date of Award
Winter 12-2016
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Është vështirë të vërtetohet me saktësi se kur u themeluan shkollat e para dhe sistemi i arsimit në trevat shqiptare, por me rëndësi është se format e para të mësimit në institucione arsimore shënohen qysh në kohën e Ilirisë së lashtë, në shekullin e III p.e.s. Në këto shkolla, fëmijët (djemtë), nga mosha 7 – 11 vjeçare, vijonin edukimin dhe arsimimin në shkollat fillore (gramatikore), të cilat ishin private. Mendimi pedagogjik dhe zhvillimi i arsimit në trevat shqiptare ishte në koherencë me zhvillimet dhe reformimin e mendimit pedagogjik ndërkombëtar. Ndërkaq ndër pedagogët e parë që ndikuan me mendimet e tyre pedagogjike e arsimore, ishin: Niketë Dardani (340 – 414) dhe Jan Kukuzeli (shek. XI – XII. Siç dihet historia e shkollave në trojet shqiptare është mjaftë e gjatë, por me zhvillime të vështira në rrethana të ndryshme politike dhe ekonomike. Llojet e institucioneve arsimore, format dhe qëllimet arsimore në sistemet e ndryshme të arsimit, vareshin nga themeluesit, respektivisht nga ndikimi i pushtetit politik apo atij fetar. Puna e institucioneve të arsimit në Kosovë, deri në qershor të vitit 1999, bëhej në rrethana jashtëzakonisht të vështira dhe sipas legjislacionit dhe planprogrameve të pushtuesve të ndryshëm që e kishin okupuar Kosovën (me përjashtim të periudhës 1991 – 1999), që nga pushtimi romak, osman, turk, austro – hungarez dhe serb.
DOI
10.33107/ubt-etd.2016.562
Recommended Citation
Rexhepi, Fehri, "Ndërtesa Shoqërore - Shkollë Fillore" (2016). Theses and Dissertations. 597.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/597