Date of Award

Winter 1-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Arbër Sadiki

Language

Albanian

Abstract

Kultura në vendin tonë ka potencial të lartë për tu zhvilluar,sepse të rinjëve nuk u mungon dëshira për të shfaqur artin në përgjithësi,mirëpo ajo që pengon për të realizuar këtë është hapësira e duhur reprezentative.

Duke njohur rëndësin për një hapësirë të tillë,ishte i nevojshëm shqyrtimi i shumë analizave për të vendosur projektin e duhur në vendin e duhur.

Projektimi i një hapësire të tillë nuk kërkon thjeshtë përmbushje të funksionit të saj fillestar, duhet realizuar arkitektur e cila na prezanton vetë ne.Kultura jonë duhet të shihet edhe me anë të ndërtimeve.Arti nuk fshihet vetëm në një shfaqje teatrale,veper muzikore apo pikture, ai buron edhe nga lëvizjet e thjeshta trupore.Arti i mirfilltë nuk prêt për tu krijuar, ai shfaqet vet, mund të shfaqet si poezi, veper muzikore, pikturë apo ide për krijimin arkitektonik.

Ndërtimet në arkitekturë Vitruvi i vlerëson në bazë të vlerës,ndërtimit dhe bukurisë,elemente këto që e dallojnë krijimin arkitektonik nga ai thjeshtë ndërtim.Qëllimi i arkitektit është të krijoj afërsi me objektin duke krijuar emocion dhe këtë e arrijmë me anë të ngjyrave, formës dhe elementeve të tjera arkitektonike.Për të realizuar arkitekturë duhet të arrijmë përfundimin estetik, element dallues mes arkitekturës dhe shkencave të tjera të cilat përfundohen më shumë nga aspekti funksional.Një project i cili krijohet nga një ide dhe përmban në vetvete konceptin ,nuk është thjeshtë ndërtim është arkitekturë dhe flet po aq sa një vepër letrare.Për te krijuar arkitekturë dhe jo ndërtim është i nevojshëm krijimi i harmonisë dhe kjo bëhet me anë të proporcionit dhe raportit të masave , ngjyrës dhe dritës duke harmonizuar këto arrihet arkitektura ,kjo ishte dhe një nga mendimet e L.Corbusier.Duke u mahnitur nga mendimet e tyre , unë kam dashur të krijoj arkitekturë e cila flet, duke na ngjallur emocion ashtu siq na ngjallë një poezi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.525

Included in

Architecture Commons

Share

COinS