Date of Award
Winter 12-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Jeta dhe arkitektura janë një binom i pandashëm, secila zhvillohet përkrah njëra tjetrës, arkitektura nuk mund të zhvillohet e të krijohet pa jetë, e anasjelltas. Menyra se si këto të dyja konceptohen së bashku është relevante, pra ndryshon nga individi në individ, është qeshtje shije, kërkese, nevoje, zgjedhje, imponimi, dëshire. Qe nga koha e antikitetit nevoja si dhe krijimi i arkitektures eshte shfaqur ne menyra te ndryshme, njeriu i lashte ka jetuar ne shpelle e nga aty ka dal për të krijuar arkitekture.. Arkitektura daton që nga koha kur datojnë gjurmet e para nga njeriu. Me kalimin e kohës fillojme te kemi rritje te numrit te popullatës, rritje të kerkeses, përkatësisht rritje te nevojes per banim, e per arkitekture. Me rritjen e njësive të banimit pason krijimi i objekteve shumëbanesore, te cilat mund te konsiderohen si grumbullim i njësive per banim te cilat e ndajnë një çati, strukturë, komunikim vertikal. Objektet shumëbanesore si elemente shume te rendesishme per formesimin e tërësise se nje lagje, distrikti, apo qyteti kanë vlera të veqanta perkatësisht se cilës periudhe i takojne, ktu kemi të bejme me frymen e arkitektures te ciles i perkasin. Pra identifikojne një vendbanim apo nje tërësi urbane me karakterin e tyre te ngërthyer në vete. Projekti të cilin ne e trajtojme, perkundër se i përket kesaj teme, ai edhe shpreh frymen, gjallerine, rrethin qe i perket edhe pa folur fare per te, thjesht duke e vrojtuar tregon per gjendjen momentale te banimin shumëbanesorë ne Prishtinë, e pothuajse në tërë Kosovën. Sa i përket aspektit konceptual, projekti shpërfaqë tendenca të ritmit, harmonisë,, balancit, proporcionit, kontinuitetit e poashtu edhe te degezimit . Objektet shumëbanesore janë teme aktuale, shumë atraktive si dhe sfiduese ne arkitekturen bashkëkohore, andaj ne e kemi trajtuar me kujdes e rendësi të veqantë qe nga fazat e para te analizes, konceptualizimit e deri në perpunim teknik.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.532
Recommended Citation
Musliu, Arbër, "KOMPLEKS SHUMËBANESORË ME FUNKSIONE KOMPLEMENTARE" (2017). Theses and Dissertations. 560.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/560