Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Management (MM)
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ylber Limani
Second Advisor
Ermal Lubishtani
Language
Albanian
Abstract
Me Menaxhim të Burimeve Njerëzore kuptojmë aftësinë e punonjësve që ta kuptojë dhe ta kryej në mënyrë efektive punën dhe njohuritë për analizimin e çështjeve. Menaxhimi i Burimeve Njerëzore është procesi i menaxhimit të njerëzve në organizata në një mënyrë të strukturuar dhe të plotë. Kjo mbulon fushat të tilla, si: menaxhimi i performancës, selektimi, kompensimi, zhvillimi i organizatës, komunikimi, siguria, mirëqenia, përfitimet, motivimi i punonjësve, trajnimi, mbajtjen e njerëzve dhe është një mjet i rëndësishëm strategjik që ndihmon në krijimin e një përparësie të qëndrueshme konkurruese të organizatës dhe i shton vlerën asaj. Menaxhimi modern i burimeve njerëzore është një funksion biznesi, i cili menaxhon, drejton, lehtëson dhe siguron mjete për menaxhimin e kapitalit njerëzor në ndërmarrje. Ndikimi i MBNJ-së rrjedhimisht menaxhimi i performancës së vlerësuar është një proces mjaft i rëndësishëm në procesin e MBNJ-së, andaj dhe duhet kushtuar rëndësi. Ky proces fillon me vlerësimin e performancës së BNJ-së në organizatë dhe varet nga rezultati i performancës së vlerësuar më herët, pasi që ky proces mund të vazhdoj në drejtime të ndryshme dhe rezultate mund të jenë jo të kënaqshme. Shkaqet e këtyre rezultateve mund te jenë mungesë e informacionit dhe mbështetjes së menaxhmentit të niveleve të larta, standarde të paqarta , pasaktësi të vlerësuesit, numër shumë i madh formularësh për t’u plotësuar dhe përdorimi i programeve për qëllime të kundërta. Shumë kompani, respektivisht kompanitë private nuk e ndajnë departamentin e burimeve njerëzore, një mosndarje e tillë në kompani konsiderohet të jetë gabim dhe duhet të evitohet.
Në bazë të studimit të literaturës janë formuluar pyetjet në lidhje me burimet njerëzore në Kosovë, ku në bazë të intervistave të menaxherëve të kompanive publike dhe private në Kosovë janë mbledhur informata në lidhje me procesin, metodat, planifikimin, motivimin, sistemin e vlerësimit të performancës së burimeve njerëzore si dhe procesi i menaxhimi të performancës së vlerësuar. Përmes punimit është realizuar hulumtimi i rolit të ekzaminimit të konceptit në menaxhimin e burimeve njerëzore dhe ndikimi i tij në mbarëvajtjen e biznesit/organizatës. Studimi është fokusuar në katër faktorë të rëndësishëm, të cilët kontribuojnë në ndërtimin e një klime të të bërit biznes, siç janë: gjithëpërfshirja, zhvillimi i një fryme prosperuese, ngritja e motivimit dhe kultivimit të vlerave dhepartneritetit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.2757
Recommended Citation
Musa, Bleranda, "EKZAMINIMI I KONCEPTIT TË MENAXHIMIT TË BURIMEVE NJERËZORE NË NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME: RASTI I KOSOVËS" (2017). Theses and Dissertations. 2263.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2263