Date of Award
Spring 3-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Stone Mastik Asfalti (SMA) ka gjetur përdorim të gjerë në shumë vende si një shtresë sipërfaqësore mjaft e preferuar. Kjo histori e përdorimit të këtij materiali daton qysh para 30 viteve, dhe si çdo produkt tjetër ashtu edhe stone mastik asfalti nevojitet të modifikohet dhe të adaptohet konform materialeve moderne dhe prodhimtarisë, si dhe të përshtatet kushteve të lokacionit përkatës.
Ky punim zhvillon dhe analizon të gjitha karakteristikat e SMA-së si shtresë e epërme sipërfaqësore dhe bënë krahasimin me shtresat nga asfalti i rëndomtë (asfaltbetoni).
Shtresat e epërme të asfaltit (shtresat hargjuese) janë shtresat që i nënshtrohen drejt për së drejti ndikimit të ngarkesave të komunikacionit dhe si të tilla i nënshtrohen dëmtimeve. Dëmtimet shkaktohen nga shumë faktor e sidomos nga rrugët që kanë ngarkesa të mëdha boshtore. Identifikimi i këtyre faktorëve është element studimi i cili edhe kërkon zgjidhje dhe qasje konstruktive në përmirësimin e vetive të kësaj shtrese. Orientimet aplikative në rrugët aktuale na bëjnë që të thellohemi në këtë drejtim duke analizuar të gjitha materialet përbërëse: agregati; bitumini; modifikimi i bituminit dhe përzierja e masës së asfaltit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.392
Recommended Citation
Misini, Arbër, "KARAKTERISTIKAT E SHTRESËS SË EPËRME TË ASFALTIT (STONE MASTIC ASPHALT)" (2017). Theses and Dissertations. 423.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/423