Date of Award

Summer 6-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Feim Brava

Language

Albanian

Abstract

Një ndër problematikat më të mëdha në vendin tonë dhe në rajon është krijimi i politikave të mirëfillta tanimore, zhvillimi i vendit është në mënyrë direkte i ndërlidhur me politikat tatimore. Ndikimi i politikave tatimore është kryesor dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë ka ndikim në realizimin e investimeve të ndryshme në vend.

Dalja nga lufta ka bërë që Kosova të ketë një ekonomi totalishtë të shkatërruar dhe industri të rrënuar totalishtë, prandaj është dashur një ristrukturim dhe rifillim i gjithë sistemit tatimor në vend, zhvillimi i mirëfilltë i sistemit tatimor në vend bënë që edhe investitorët e huaj të ndihen të sigurt, bënë që shteti të jetë shumë më i fuqishëm, infrastruktura e ndërtuar dhe e zhvilluar për shkak të ardhura të ndryshme.

Zhvillimi i politikave tatimore bënë që shteti të jetë i zhvilluar si në aspektin infrastrukturorë, ku me të hyrat dhe të ardhurat ndërtohet infrstruktura rrugore, ujërat, elektrika si dhe një zhvillim të mirëfilltë për vendin, prandaj zhvillimi i politikave tatimore është parakusht për zhvillimin ekonimik të një vendi.

Edhe Kosova sikurse edhe vendet e tjera evropiane dhe më larg kanë probleme të ndryshme ose përballen me probleme me menaxhimin e drejtë dhe të mirëfilltë të politikave tatimore.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1090

Included in

Business Commons

Share

COinS