Date of Award

3-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Persida Spirollari

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi ekonomik i një vendi është i lidhur ngushtë me zhvillimin e sektorit financiar e veçanërisht sektorit bankar.Shumë ngjarje që kanë ndodhur në Kosovë kanë bërë që të rishikohen në mënyre të përgjithshme si politikat, procedurat ashtu edhe ndërtimi nga fillimi i sistemit bankar.Jemi munduar në këtë punim të shqyrtojmëzhvillimin e sistemit bankar të Kosovës i cili i ka dhënë hov të konsiderueshëm zhvillimit ekonomik të vendit. Kosova me anë të fuqizimit të sistemit financiar, rriti zhvillimin ekonomik dhe zvogëloj dukshëm mundësine e krizave financiare, gjë që po e shpije drejtë rrugës së integrimit të tërsishëm në ekonominë botërore dhe tregjet e mëdha financiare ndërkombëtare. Tash sistemi bankar po zhvillohet dita ditës dhe po bëhet gjithnjë e me shumë, faktorë me rëndësi për kanalizimin efikas të fondeve për rritjen e ndërmjetësimit bankar. Infrastruktura e sistemit bankar është zgjeruar shumë në gjithë territorin e Kosovës, duke e bërë kështu qasjen më të lehtënga ana e bizneseve dhe individëve.

Prandaj,ky hulumtim fokusohet në një analizë të plotë të treguesve nga sektorit bankar në prosperitetin ekonomik të Kosovës për periudhën 2010-2015 , ku përpos të dhënave teorike kemi shqyrtuar shumë argumente emprike të cilat na jepin një pasqyrë lidhur me raportet e faktorëve të përbashket mes sistemit bankar dhe rritjes ekonomike,që janë shumë me rëndesi.

Nga studimi u evidentua se në Kosovë, zhvillimi i sektorit bankar ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1051

Included in

Business Commons

Share

COinS