Date of Award
Summer 7-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Journalism, Media and Communication
First Advisor
Safet Zejnullahu
Language
Albanian
Abstract
Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1912-1913, u vendosën kufijtë e shteteve të Ballkanit. Kosova padrejtësisht u nda nga kufijtë administrativë të Shqipërisë së sotme. Kjo, përveç të tjerash, ndodhi sepse delegacionet shqiptare që morën pjesë në këtë konferencë, që ishin të shumta, nuk kishin qëndrime të harmonizuara. Diversiteti dhe konfliktet midis tyre arritën deri në shkallën e mosdurimit të njëri-tjetrit dhe të moskomunikimit. Kjo ndikoi mjaft që përkrahja e brishtë amerikano/austro-hungareze të mos jetësohet.
Kosova dhe populli i saj, pas kësaj konference, pothuaj një shekull jetuan dhe përjetuan sfida të mëdha. Megjithatë, kontributi i rilindësve tanë bëri që të ruhet ndjenja dhe përcaktimi kombëtar i trojeve jashtë Shqipërisë që pas Luftës së Dytë Botërore, organizimet nacional/demokrate shqiptare, protestat e vitit 1968, lëvizjet ilegale marksiste-leniniste, protestat e vitit 1981, duke përfunduar në ato të vitit 1989 dhe themelet e shtetndërtimit, të udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe udhëheqësi politik i Kosovës, doktor Ibrahim RUGOVA, e duke përfunduar me luftën e drejtë të Adem JASHARIT, bënë që Kosova të arrijë deri në Konferencën e Rambujesë, që paraqet konferencën e parë ndërkombëtare në historinë e popullit shqiptar. Kjo konferencë njihet si fillimi i lirisë së Kosovës, që për temë kishte çështjen e lirisë dhe çështjen e statusit politik të Kosovës, me synim pavarësinë e plotë të saj, që ne sot e gëzojmë.
Ky punim ndahet në kapituj. Kryesisht flet për gjendjen në Kosovë para Konferencës së Rambujesë; periudhën gjatë Konferencës së Rambujesë; ndikimin e kësaj konference në bombardimet e NATO-s; ndikimin në politikën e pasluftës; pjesëmarrësit në Konferencën e Rambujesë; raportimin e mediave vendore, të rajoni dhe atyre ndërkombëtare, si dhe ndikimin e tyre; thënie e opinione nga libra të shkruar për këtë konferencë e tema të tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.133
Recommended Citation
Merovci, Alba, "“KONFERENCA E RAMBUJESË – RRJEDHA DHE PASQYRIMI NË MEDIA”" (2017). Theses and Dissertations. 148.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/148